Fytyra, sigurisht, luan një rol kryesor në aspektin fizik të çdo njeriu dhe prezantimin e tij në shoqëri, si shprehje e formës fizike dhe shpirtërore, vitalitetit, inteligjencës. Një ekspozim i gjatë ndaj rrezeve të diellit, stresi i jetës së përditshme, një ushqim jo i rregullt, tymi i duhanit, efektet e forcës së gravitetit dhe kalimi i viteve, shkaktojnë shenja të paevitueshme në fytyrë dhe gushë.
Edhe meshkujt, sidomos këto vitet e fundit, e kanë ndjerë të nevoshjme t’i drejtohen gjithmonë e më tëpër kirurgut estetik për të përfituar nga rezultatet mahnitëse të lifting, i njohur shpesh si operacioni i rinimit të fytyrës. Me anë të kësaj procedure bëhet e mundur eliminimi i rrudhave dhe dhjamit të tepërt, ripozicionimi i muskujve dhe tërheqja e lëkurës së fytyrës dhe gushës.
Nuk ka limit moshe për kryerjen e kësaj ndërhyrje kirurgjikale. Pjesa më e madhe e meshkujve që konsultohen me kirurgët estetikë për këto probleme është nga 40 deri 60 vjeç, por lifting i fytyrës mund të kryhet me shumë sukses edhe tek individët 70 – 80 vjeçarë. Kandidatët idealë për këtë lloj operacioni janë meshkuj, fytyra e të cilëve ka filluar të japë shenja relaksimi, si rrudha, lëshim dhe varje të lëkurës, por kjo e fundit ka ruajtur akoma një elasticitet të mirë.
Kjo procedurë e veçantë dhe delikate duhet të kryhet nga duar eksperte. Nëse kirurgu estetik ka eksperiencën dhe talentin e nevojshëm, rezultatet janë shumë të bukura dhe fytyra rifiton pamjen dhe freskinë e 10 – 15 viteve më parë.
Kur rekomandohet lifting i fytyrës?
- Qafa dhe mjekra paraqiten me lëkurë të tepërt dhe të varur.
- Vizat midis hundës dhe buzës shumë të theksuara.
- Lëkurë e rënë e ballit dhe qepallave të syve.
- Lëkurë e varur e gushës.
Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?
- Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
- KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
- Zgjat rreth 3 – 5 orë.
- Një natë qëndrimi në klinikë.
- Dhembje të lehta-mesatare e mëse të durueshme.
- Periudhë e shpejtë rikuperimi, me përmirësim gradual të pamjes së fytyrës. Rezultati konsiderohet final, zakonisht 6 – 10 muaj pas ndërhyrjes.
- Të nxira dhe ënjtje në fytyrë që largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.
- Shenja të vogla, të zbehta në zonën përreth veshëve të cilat janë pothuajse të padukshme pasi do të jenë të fshehura nga palat e lëkurës.
Këshillat pas operacionit:
- Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
- Mjekime çdo 3 – 4 ditë deri në heqjen e fashës mjekësore (2 – 3 javë).
- Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur.
- Përdorimi i kompresave të ftohta për të lehtësuar dhembjen dhe ënjtjen.
- Të shmangen sforcimet dhe lëvizjet e tepruara javët e para pas kirurgjisë.
- Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell.
- Të shmanget lyerja apo permanenti i flokëve për një periudhë 6 javore.
- Heqja e penjve varion 10 – 20 ditë, sipas zonave.
- Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.