Mbjellja e vetullave
Mbjellja e vetullave

Jo vetëm te vajzat e reja, por edhe te meshkujt, në epokën moderne që po jetojmë, vërehet gjithmonë e më tepër një dëshirë për të patur vetulla të plota, të mbushura dhe të dendura. Kjo modë e re gjithmonë e më e përhapur në të gjithë botën, duke filluar nga personazhet VIP të Hollyvood, mund të realizohet mjaft mirë nëpërmjet dy procedurave kirurgjikale, lifting i vetullës (për të cilën do të flasim në kapitullin përkatës) dhe mbjellja e saj me qime. Një vetull e plotë dhe e mbushur, është një tipar i rëndësishëm, i cili thekson dhe zbukuron të gjithë harmoninë e fytyrës.

Mbjellja e vetullave me teknikën FUE (Follicular Unit Extraction), është një procedurë efikase dhe përfundimtare për një vetull të plotë dhe të bukur. Zona dhënëse, është pjesa e pasme e kokës, nga ku merren një nga një rrënjët e flokëve, dhe vendosen po një nga një në zonën e vetullave.

Çfarë është mbjellja e vetullave?

Mbjellja e vetullave është një procedurë kirurgjikale që përdoret për të rikthyer apo për të shtuar qimet në zonën e vetullave. Njësoj si në mbjelljen e flokëve, procedura përfshin transplantimin e folikujve të flokëve nga një zonë donatore e trupit, zakonisht pjesa e pasme e kokës, në zonën e vetullave.. Kjo procedurë është veçanërisht e përshtatshme për personat që kanë humbur qimet e vetullave për shkak të faktorëve të ndryshëm, siç janë:

  • Dëmtimet.
  • Sëmundjet.
  • Trajtimet kozmetike të mëparshme.

Mbjellja e vetullave: përgatitja para operacionit

Para se të kryeni një ndërhyrje për mbjelljen e vetullave, është thelbësore të ndiqni disa masa paraprake për të siguruar një rezultat të suksesshëm dhe një shërim të shpejtë. Fillimisht, është e rëndësishme të shmangni pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit për disa javë para operacionit, pasi këto mund të ndikojnë negativisht në procesin e shërimit dhe qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, kirurgu mund t’ju rekomandojë të ndaloni përdorimin e disa ilaçeve që mund të hollonin gjakun, si aspirina ose disa suplemente, për të reduktuar rrezikun e gjakderdhjes gjatë procedurës. Është e rëndësishme të hani një ushqim të lehtë para operacionit dhe të qëndroni të hidratuar, si dhe të siguroheni që të keni bërë të gjitha analizat e kërkuara për të vlerësuar gjendjen tuaj shëndetësore. Përgatitja e duhur para operacionit ndihmon në minimizimin e komplikacioneve dhe në arritjen e rezultateve optimale.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Kryhet me anestezi lokale.
  • Analizat e kërkuara: gjak komplet, teste koagulimi dhe EKG.
  • Zgjat 3 – 4 orë.
  • Largimi nga klinika menjëherë pas procedurës.

Mbjellja e vetullave dhe rreziqet e mundshme

  • Infeksioni. Si në çdo ndërhyrje kirurgjikale, ekziston një rrezik i infeksionit në zonën e trajtuar.
  • Hematoma. Pas procedurës mund të ndodhë krijimi i hematomave ose grumbullimit të gjakut nën lëkurë.
  • Dhimbja dhe ënjtja. Dhimbja dhe ënjtja janë të zakonshme pas procedurës dhe mund të zgjasin për disa ditë.
  • Humbja e përkohshme e ndjesisë. Mund të ndodhë një humbje e përkohshme e ndjesisë në zonën e vetullave dhe të zonës donatore.
  • Rritja e çrregullt e qimeve. Qimet e transplantuara mund të rriten në drejtime të padëshiruara ose me një dendësi të pabarabartë.
  • Cicatrizimi. Edhe pse metoda micro FUE minimizon shenjat e plagëve, në raste të rralla mund të ndodhin shenja të vogla cicatrizimi.
  • Rezultate jo të kënaqshme. Mund të ketë raste ku rezultatet nuk janë plotësisht në përputhje me pritshmëritë e pacientit, duke kërkuar ndoshta një korrigjim të mëvonshëm.

Këshillat pas procedurës:

  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas trapiantit.
  • Natën e trapiantit duhet të flihet me kujdes, për të mos goditur kokën ku janë marrë rrënjët e flokëve.
  • Të lahen vetullat pas 2 – 3 ditësh, me ujë në temperaturë ambienti me shampoo neutrale, më pas mund të lahen çdo ditë.
  • Për të zbutur koret e formuara, pas 10 ditësh mund të aplikohet vaj për lëkurën në darkë, në mëngjes lahen vetullat.
  • Pas 10 – 15 ditësh qimet e mbjella mund të bien, por rrënjët mbeten të paprekur.
  • Qimet e vendosura në vetull kanë karakteristikat e flokut, si rrjedhojë duhen prerë dhe lyer (në rastin e një floku të thinjur).
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.