Mjekra, si çdo pjesë tjetër e fytyrës, luan një rol të rëndësishëm në bukurinë dhe harmoninë e përgjithshme të aspektit të çdo njeriu. Një fytyrë e rregullt nuk mund të konceptohet pa një harmoni të plotë midis hundës, mollëzave, buzëve dhe mjekrës. Janë të gjitha këto tipare, secili me veçantinë e tij, që në kompleks i dhurojnë formën e bukur fytyrës.
Një mjekër në disproporcion, pra më e dalë apo më e futur brenda në raport me buzët dhe hundën, krijon deformimin e fytyrës duke i dhënë asaj një aspekt të pakëndshëm. Këto parregullsi mund të korrigjohen me procedurën kirurgjikale të mentoplastikës (rimodelimi i mjekrës) e cila konsiston në korrigjimin e mjekrës së zgjatur, duke shkurtuar pjesën kockore të majës së saj ose në zgjatjen e mjekrës së futur, duke vendosur një protezë të vogël silikoni. Procedura kryhet me prerje në pjesën e brendshme të buzës së poshtme dhe nuk ka shenja të dukshme. Së bashku me rinoplastikën dhe në disa raste me lipofilling të fytyrës, është pjesë e asaj ndërhyrje që zakonisht quhet profiloplastikë, e cila është në gjendje të ribalancojë të gjithë përbërësit e fytyrës duke ndryshuar ndjeshëm aspektin e pamjes së një pacienti.
Rimodelimi i mjekrës: çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?
- Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.).
- KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze, e cila mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat, redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh dhe për këtë lloj operacioni është më e sigurt e më komode për pacientin, si dhe bën të mundur që edhe kirurgu të punojë në kushte optimale.
- Ndërhyrja kryhet me një prerje në pjesën e brendshme të buzës së poshtme dhe pa asnjë shenjë të jashtme.
- Zgjat 30 – 60 minuta.
- Një natë qëndrimi në klinikë.
- Dhembje aspak ose të lehta e mëse të durueshme.
- Të nxira dhe ënjtje të vogla rreth mjekrës që largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.
- Periudhë rikuperimi e shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së mjekrës, rezultati konsiderohet final 3 – 4 muaj pas operacionit.
Rimodelimi i mjekrës: risqet dhe komplikacionet e mundshme
Si çdo ndërhyrje kirurgjikale, rimodelimi i mjekrës përfshin disa rreziqe dhe komplikacione të mundshme. Edhe pse këto janë relativisht të rralla, është e rëndësishme që pacientët të jenë të vetëdijshëm për to para se të vendosin për procedurën. Kirurgët e specializuar dhe me përvojë përdorin teknika të avancuara për të minimizuar këto rreziqe dhe për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm.
Komplikacionet e mundshme përfshijnë:
- Infeksionet. Si me çdo operacion, ekziston rreziku i infeksionit në vendin e incizionit ose rreth implantit. Kjo mund të kërkojë trajtim me antibiotikë ose, në raste të rralla, një ndërhyrje shtesë për të trajtuar infeksionin.
- Ndryshim i ndjeshmërisë. Pas operacionit, disa pacientë mund të përjetojnë ndryshime të përkohshme në ndjeshmërinë e zonës së mjekrës.
- Probleme me implantin. Mund të ndodhin zhvendosje ose rotacion i implantit, gjë që mund të kërkojë një ndërhyrje korrigjuese për të rregulluar pozicionin e implantit. Në raste shumë të rralla, trupi mund të reagojë ndaj implantit, duke kërkuar heqjen ose zëvendësimin e tij.
- Hematoma ose grumbullimi i gjakut. Në disa raste, mund të ndodhë grumbullimi i gjakut nën lëkurë, i cili mund të kërkojë drenim të menjëhershëm për të parandaluar komplikacione të mëtejshme.
- Cicatrizim i papërshtatshëm. Në varësi të përgjigjes individuale të pacientit ndaj shërimit, mund të formohen cikatrice më të dukshme ose të papërshtatshme, që mund të kërkojnë trajtime të mëtejshme.
Këshillat pas operacionit:
- Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas operacionit.
- Konsumimi i ushqimeve të buta dhe të freskëta, ditët e para pas ndërhyrjes.
- Mjekimet çdo 3 ditë me staffin mjekësor të klinikës.
- Heqja e penjve 8 – 10 ditë pas ndërhyrjes.
- Evitimi i traumave të mundshme në zonën e fytyrës.
- Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
