Jo vetëm te vajzat e reja, por edhe te meshkujt, në epokën moderne që po jetojmë, vërehet gjithmonë e më tepër një dëshirë për të patur vetulla të plota, të mbushura dhe të dendura. Kjo modë e re gjithmonë e më e përhapur në të gjithë botën, duke filluar nga personazhet VIP të Hollyvood, mund të realizohet mjaft mirë nëpërmjet dy procedurave kirurgjikale, lifting i vetullës (për të cilën do të flasim në kapitullin përkatës) dhe mbjellja e saj me qime. Një vetull e plotë dhe e mbushur është një tipar i rëndësishëm i cili thekson dhe zbukuron të gjithë harmoninë e fytyrës.
Trapianti i vetullave me teknikën FUE (Follicular Unit Extraction), është një procedurë efikase dhe përfundimtare për një vetull të plotë dhe të bukur. Zona dhënëse është pjesa e pasme e kokës, nga ku merren një nga një rrënjët e flokëve dhe vendosen po një nga një në zonën e vetullave.
Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?
- Kryhet me anestezi lokale.
- Analizat e kërkuara: gjak komplet, teste koagulimi dhe EKG.
- Zgjat 3 – 4 orë.
- Largimi nga klinika menjëherë pas procedurës.
Këshillat pas procedurës:
- Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas trapiantit.
- Natën e trapiantit duhet të flihet me kujdes, për të mos goditur kokën ku janë marrë rrënjët e flokëve.
- Të lahen vetullat pas 2 – 3 ditësh, me ujë në temperaturë ambienti me shampoo neutrale, më pas mund të lahen çdo ditë.
- Për të zbutur koret e formuara, pas 10 ditësh mund të aplikohet vaj për lëkurën në darkë, në mëngjes lahen vetullat.
- Pas 10 – 15 ditësh qimet e mbjella mund të bien, por rrënjët mbeten të paprekur.
- Qimet e vendosura në vetull kanë karakteristikat e flokut, si rrjedhojë duhen prerë dhe lyer (në rastin e një floku të thinjur).
- Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.