Kremi mbrojtës

Shumica prej nesh e dinë rëndësinë e kremit të diellit në muajt e verës për të shmangur djegien nga dielli dhe dëmtimin, por në të vërtetë duhet të jetë gjatë gjithë vitit. Gjithmonë vendosni kremin e diellit, pa marrë parasysh ngjyrën ose tonin e lëkurës tuaj.

Krijimi i kremit kundër diellit daton nga Egjipti i lashtë, ku ekstrakti i orizit dhe jasemini u përdorën për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga dielli.

Më poshtë do t’ju listojmë 5 arsye pse SPF duhet të gjendet gjithmonë në komodinën tuaj dhe të aplikohet.

Ajo mbron lëkurën tuaj nga rrezet UV.

Zhdukja e shtresës së ozonit ka rritur rrezikun tonë për dëmtimin nga rrezet e dëmshme UV. Mjekët rekomandojnë SPF te paktën me mbrojtje 30 dhe përdorim çdo ditë.

Zvogëlon rrezikun e kancerit të lëkurës.

Kanceri i lëkurës është forma më e zakonshme e kancerit në Shtetet e Bashkuara. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 71.943 persona u diagnostikuan me melanoma të lëkurës në vitin 2013 dhe 9,394 nga këto raste ishin fatale. Duke aplikuar kremin mbrojtës çdo ditë, ju zvogëloni rrezikun nga kanceri i lëkurës.

Parandalon plakjen e parakohëshme të lëkurës.

Dëmtimi nga rrezet UV shkakton plakjen e lëkurës, e cila karakterizohet nga një trashje dhe prishje e kolagjenit që mund të shfaqet me skuqje dhe rrudha. Studimet tregojnë se personat nën moshën 55 vjeç, të cilët rregullisht aplikojnë krem dielli kanë 24 përqind më pak mundësi për të zhvilluar këto shenja të plakjes sesa ata që nuk e përdorin.

Ndihmon në ruajtjen e njëtrajtësimit të lëkurës.

Kremi ju ndihmon në parandalimin e njollave dhe pikave të errëta nga dëmtimi i diellit, duke ju ndihmuar të mbani një ton të barabartë të lëkurës.

Mbron nga djegia e diellit.

Nëse keni pasur ndonjëherë djegie nga dielli, e kuptoni se sa e pakëndshme mund të jetë lëkura e kuqe apo e djegur. Goditja e të nxehtit dhe rraskapitja e nxehtësisë janë dy probleme që mund të lindin nga ekspozimi i zgjatur në diell.