Rënia e flokëve tek meshkujt

Rënia e flokëve tek meshkujt

Përmbajtja

Rënia e flokëve tek meshkujt është një çështje shumë e zakonshme. Procesi shpesh fillon në një moshë të re, ndonjëherë që në të 20-at ose 30-at. Për disa meshkuj ky proces është gradual dhe më pak i dukshëm. Për të tjerë mund të ndodhë më shpejt. Kjo mund të ketë një ndikim të madh në vetëbesim dhe pamjen e tyre. Rënia e flokëve është shpesh e lidhur me faktorë gjenetikë. Gjithsesi ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë.

Rënia e flokëve tek meshkujt: shkaqet kryesore

Alopecia androgenetike është shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve tek meshkujt. Ajo është përgjegjëse për më shumë se 95% të rasteve. Humbja e flokëve sipas modelit mashkullor është një gjendje gjenetike, e cila ndodh për shkak të ndjeshmërisë së folikulave të flokëve ndaj një forme të hormonit testosteron të quajtur dihidrotestosteron (DHT). Ky i fundit bënë që folikulat e flokëve të tkurren dhe të prodhojnë flokë më të hollë dhe më të shkurtër derisa ato të ndalojnë plotësisht prodhimin e flokëve.

Stresi fizik dhe emocional mund të shkaktojë gjithashtu një formë të përkohshme të rënies së flokëve të njohur si telogen effluvium. Stresi i madh bënë që një përqindje më e madhe e flokëve të hyjnë në fazën e pushimit të ciklit të tyre, duke bërë që ato të bien më shpejt. Kjo lloj rënieje zakonisht është e përkohëshme dhe flokët mund të rriten përsëri me kalimin e kohës. Rënia e flokëve tek meshkujt mund të vijë edhe si pasojë e një diete të varfër në lëndë ushqyese. Këtu përfshihen mungesa e hekurit, zinkut dhe vitamina C. Flokët kanë nevojë për një furnizim të mirë me ushqyes për të mbështetur rritjen e tyre, dhe mungesa e këtyre lëndëve mund të dobësojë folikulat e flokëve.

Sëmundjet autoimune ndikojnë gjithashtu në rënien e flokut. Alopecia areata është p.sh. një gjendje autoimune ku sistemi imunitar sulmon folikulat e flokëve. Kjo shkakton rënie në forma të rrumbullakëta në skalp. Kjo lloj rënieje flokësh mund të jetë e përkohëshme ose e përherëshme.

Shkaqet e tjera që shkaktojnë rënien e flokut tek meshkujt

Ndër arsyet e tjera për rënien e flokut mund të përmendim:

  • Problemet hormonale: Çrregullimet hormonale, veçanërisht ato që lidhen me tiroiden, mund të shkaktojnë rënie të flokëve.
  • Medikamentet: Disa ilaçe, si ato për presionin e lartë të gjakut apo kimioterapia, mund të shkaktojnë rënie të flokëve.
  • Rutina jo e duhur e kujdesit ndaj flokut: Floku juaj ka nevojë për një kujdes të vazhdueshëm. E kundërta sjell rënien e tij.

Rënia e flokëve tek meshkujt: si mund të kurohet?

Rënia e flokëve tek meshkujt ka disa trajtime të disponueshme për të trajtuar. Ato variojnë nga ilaçe deri te ndërhyrjet kirurgjikale. Disa nga opsionet kryesore përfshijnë:

  • Mbjellja e flokëve: Ky është një opsion kirurgjikal për meshkujt që kanë humbur një sasi të konsiderueshme të flokëve. Në këtë procedurë, folikulat e flokëve merren nga pjesë të tjera të trupit dhe implantohen në zonat ku flokët kanë rënë.
  • PRP: Trajtimi me PRP përfshin përdorimin e plazmës së pasur me trombocite të marra nga gjaku i pacientit. Ato injektohen në skalp për të stimuluar rritjen e flokëve.
  • Lazer terapie me intensitet të ulët: Ky trajtim përdor lazer për të stimuluar folikulat e flokëve dhe për të rritur qarkullimin e gjakut në skalp. Kjo ndihmon në rritjen e flokëve.
  • Minoxidil: Ky është një ilaç pa recetë që aplikohet direkt në skalp. Ai ndihmon në stimulimin e rritjes së flokëve. Minoxidili vepron duke zgjeruar enët e gjakut në skalp. Ai përmirëson furnizimin me gjak dhe ushqyes për folikulat e flokëve.

Dallimet midis rënies së flokëve tek meshkujt dhe femrat

Ndërsa rënia e flokëve ndodh si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, ekzistojnë disa dallime kryesore mes dy gjinive. Dallimet kryesore janë:

  • Modeli i rënies: Rënia e flokëve tek meshkujt, zakonisht fillon me tërheqjen e vijës së flokëve në ballë dhe hollimin e flokëve në pjesën e sipërme të kokës (kurorë). Ndërsa te femrat, rënia e flokëve është më difuze. Zakonisht ndodh në të gjithë skalpin, pa tërheqje të dukshme të vijës së flokëve.
  • Shkaktarët hormonalë: Tek meshkujt, hormoni DHT është një shkaktar kryesor i rënies së flokëve. Ndërsa te femrat, rënia e flokëve shpesh është e lidhur me ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, menopauzës ose nga çrregullimet e tiroides.
  • Ndikimi psikologjik: Rënia e flokëve ndikon emocionalisht si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Meshkujt priren ta pranojnë më lehtë rënien e flokëve si pjesë e plakjes. Ndërsa te femrat, ndikimi psikologjik mund të jetë më i thellë. Kjo pasi flokët shpesh janë të lidhur ngushtë me ndjenjat e feminitetit dhe vetëvlerësimit.

Si të shmangim rënien e flokëve te meshkujt?

Rënia e flokëve tek meshkujt dhe konkretisht parandalimi i tij, përfshin një kombinim të stilit të jetesës së shëndetshme dhe trajtimeve mjekësore kur është e nevojshme

  • Ushqimi i shëndetshëm: Një dietë e pasur me proteina, hekur dhe vitamina mund të ndihmojë në shëndetin e flokëve dhe të parandalojë rënien e tyre.
  • Reduktimi i stresit: Menaxhimi i stresit mund të ndihmojë në parandalimin e telogen effluvium.
  • Përdorimi i produkteve të duhura për flokët: Zgjedhja e produkteve të duhura për kujdesin e flokëve, mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të flokëve dhe parandalimin e dëmtimit të folikulave.
  • Konsultimi me një specialist: Nëse rënia e flokëve është e theksuar, konsultimi me një dermatolog ose specialist për flokët, është i nevojshëm. Ai mund të ndihmojë në diagnostikimin e shkakut të saktë dhe të ofrojë trajtime të personalizuara. Specialistët mund të rekomandojnë trajtime si medikamente, PRP ose ndërhyrje të tjera për të ndihmuar në frenimin e procesit të rënies së flokëve.
Dr. Skerdi Faria
Autori i artikullit

Dr. Skerdi Faria

Misioni:

“T’u ofrojmë pacientëve një qasje të bazuar në ekselencë, siguri dhe risi në fushën e kirurgjisë estetike, me protokolle të nivelit të lartë dhe rezultate natyrale e harmonike.”

Formimi dhe Specializimet:

• Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji (1995)
• Specializim në Shëndet Publik (2002, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)
• Specializim në Anestezi dhe Reanimacion (2009, me lavdërime, Universiteti Tor Vergata, Romë)
• Doktoraturë në Infeksione Spitalore (2005, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)

Karriera dhe Vlerësime:

• Themelues dhe Drejtor i KEIT Day Hospital (që nga viti 2011)
• Autor i shumë studimeve shkencore të botuara në PubMed dhe Google Scholar
• Ekspert në kirurgji estetike, infeksione spitalore dhe protokolle të avancuara të anestezisë
• Medalje e artë (1989, Ministria e Arsimit Publik – Shqipëri), Energie për Romën (2025, Qendra Evropiane e Studimeve Kulturore – Romë) dhe të tjera.

Media dhe Vlerësime Publike:

Dr. Skerdi Faria është njohur si një ndër mjekët më me ndikim në fushën e kirurgjisë estetike dhe është intervistuar e cituar nga mediat kryesore në Shqipëri dhe Itali, përfshirë:
• Itali: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Mediaset, La7, Corriere della Sera, Il Sole 24 Ore, Il Messaggero, La Gazzetta del Mezzogiorno, Il Tempo, Adnkronos.
• Shqipëri: Top Channel, Klan TV, Vizion Plus, Shqiptarja.com, Panorama, Gazeta Express.

Për më shumë informacione klikoni këtu