Të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale përfshirë edhe rinoplastikën kanë rreziqe dhe komplikacione post-operatore. Për këtë arsye është thelbësore të drejtohesh te një klinikë e specializuar, duke marrë parasysh rreziqet specifike për secilën ndërhyrje. Të vendosësh nëse do t’i nënshtrohesh apo jo rimodelimit të hundës, është një vendim krejtësisht personal, bazuar në vlerësimin e komplikacioneve të mundshme dhe rezultatet për anën estetike. Kirurgu do bisedojë në detaje bashkë me pacientin për këto rreziqe para se t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe po ashtu do vlerësojë se si karakteristika unike te pacienti (si shëndeti, forma e fytyrës, pritshmëritë, etj) mund të ndikojnë në rezultatin e ndërhyrjes. Pra, nga vizita e konsultimit, pacienti duhet të vendosë nëse pranon apo jo këto rreziqe lidhur me ndërhyrjen e rinoplastikës ose rinoseptoplastikës.
Cilat janë rreziqet dhe ndërlikimet specifike?
Rreziqet specifike të rimodelimit të hundes janë shërimi i pjesshëm i plagës, infeksioni, asimetria e hundës, çarja e enëve të vogla sipërfaqësore në hundë, ç’ngjyrosje e lëkurës dhe parregullsi konturore, dhembje dhe ënjtje të përkohshme. Pacientët mund të zhvillojnë gjithashtu ndryshime në ndjeshmërinë e lëkurës (si mpirje), rishfaqje spontane të qepjes e cila mund të bëhet e dukshme dhe të kërkojë heqjen e penjve. Komplikacione më serioze përfshijnë ndryshime në rrugët e frymëmarrjes nazale që vështirësojnë frymëmarrjen në tërësi. Është e mundur që në disa raste, rinoseptoplastika mund të shkaktojë perforime në septumin e hundës, të cilat nuk janë gjithmonë simptomatike. Në një rast të tillë, mund të kërkohet kirurgji korrigjuese.
Nga ana tjetër, rreziqet e përgjithshme të rinoplastikës janë si më poshtë:
- Hematomat. Ato grumbullohen nga gjaku nën lëkurë ose më thellë, në përputhje me strukturat e brendshme të hundës. Zhduken brenda disa ditësh ose disa javësh.
- Gjakderdhje (hemorragji). Është e mundur, edhe pse jo e zakonshme, që gjakderdhja të ndodhë gjatë dhe pas operacionit.
- Infeksionet. Janë të rralla dhe përgjithësisht kontrollohen me antibiotikë.
- Alergjitë. Në raste të rralla, janë raportuar alergji ndaj barnave të përdorura gjatë anestezisë, gjatë shtrimit në spital apo edhe atyre që përdoren pas daljes nga spitali.
- Probleme me frymëmarrjen. Pas një rinoplastike, për disa muaj ka një ënjtje të mukozave, ndaj është normale të keni vështirësi në frymëmarrje.
- Dhembje kronike. E mundur, por shumë e rrallë pas rinoplastikës.
- Rezultat jo i kënaqshëm. Kjo mund të ndodhë për shkak të pritshmërive shumë të larta që keni në lidhje me rezultatin konkret, por edhe nga ndërlikimet e papritura që mund të ndodhin gjatë apo pas operacionit.
- Parregullsi ose asimetri në profil. Është e mundur që operacioni i rinoseptoplastikës të shkaktojë parregullsi ose asimetri në profil si: asimetri të vogla të vrimave të hundës, devijim të majës dhe devijim rezidual të septumit. Në këtë rast, mund të jetë i nevojshëm një ndërhyrje kirurgjikale korrigjuese.
- Devijimi pas ndërhyrjes. Septumi i hundës nuk është kurrë 100% i drejtë. Gjatë operacionit, punohet vetëm në pjesën e përparme të septumit, ndërsa devijimet e pranishme në pjesën e pasme nuk ndryshojnë, prandaj mund të ndodhë një devijim i lehtë pas operacionit.
- Rikthimi i devijimit. Septumi ka kujtesën e vet dhe tenton të kthehet në formën e tij origjinale, veçanërisht në rast të një devijimi të madh.
- Ënjtje e vazhdueshme. Trauma e shkaktuar nga operacioni gjeneron një ënjtje të caktuar (edemë) dhe kjo është absolutisht normale. Ënjtja tenton të largohet në ditët dhe javët në vijim.
- Ndryshimet afatgjata. Rezultati i arritur me rinoplastikë mund të mos jetë pafundësisht i qëndrueshëm, për shkak të plakjes fiziologjike, ekspozimit në diell ose kushteve të tjera që nuk lidhen me operacionin.
Komplikime të tjera: Dëmtim i kanalit të lotit, ndryshime në nuhatje, nekrozë të lëkurës, ndryshime në rrjedhën e ajrit të hundës, etj.
Është e mundur që në disa raste, rinoseptoplastika mund të shkaktojë perforime në septumin e hundës, të cilat nuk janë gjithmonë simptomatike. Nëse kjo ndodh, mund të kërkohet një ndërhyrje korrigjuese.
Një tjetër rrezik që nuk duhet nënvlerësuar janë problemet e mushkërive dhe kardiake, të cilat mund të shfaqen edhe nga operacionet që kërkojnë një kohë të gjatë për t’u përfunduar. Këto probleme mund të çojnë në formimin e mpiksjes së gjakut në sistemin venoz ose një rritje të numrit të mpiksjeve të pranishme në trupin e një individi. Në disa raste, pacientët mund të kenë nevojë për kirurgji të mëtejshme për të korrigjuar komplikimet estetike ose shëndetësore që vijnë nga rinoplastika.