Filma

E mbani mend serialin “Kokrrat”? Me siguri do ju kujtohet episodi më i bukur i tij “For Hakmarrje”, xhirimet e të cilit janë bërë në klinikën KEIT. Protagonist i kësaj pjesë është edhe Dr. Skerdi, në rolin e kirurgut plastik. Gjithashtu, në klinikën KEIT janë realizuar xhirime për dy nga filmat më të ndjekur në kinematografinë shqiptare, “Falco” nga Bes Kallaku dhe “I love Tropoja” nga Ermal Mamamqi. Dr. Skerdi është pjesë e të dy filmave, në rolin e kirurgut plastik. Dy filma shumë të diskutuar, por në të njëjtën kohë të suksesshëm në Shqipëri dhe diasporë.