Klinika KEIT ka qenë gjithmonë pranë komunitetit, duke dhënë kontributin e saj në çdo aspekt. Dy vitet e fundit, KEIT i është bashkuar nismave vullnetare, për një qytet më të gjelbër. Në zonën e Don Boskos kemi kontribuar me ndërtimin e një lulishteje, duke e gjelbëruar me pemë dhe lule dekorative. Gjithashtu, për t’i dhuruar më shumë oksigjen Tiranës, kemi arritur të mbjellim 120 ullinj dhe 80 selvi. Staffi i klinikës KEIT ka kontribuar edhe në pastrimin e mbeturinave në disa zona të qytetit. Tirana ka nevojë jo vetëm për gjelbërim, por edhe për pastërti.