Harmonia midis punonjësve ka qenë gjithmonë e pranishme në klinikën KEIT. Staffi është gjithmonë e më shumë në rritje dhe bashkë me këtë numër edhe momentet e bukura dhe argëtuese. Nuk kanë munguar festat e ditëlindjeve, festat e fundvitit, aventurat jashtë dhe brenda Shqipërisë, duke u shoqëruar me emocione dhe me të qeshura pa fund midis kolegëve. Në KEIT jo vetëm që punohet fort, por gjendet gjithmonë koha edhe për t’u argëtuar.