Terapia e plazmës: çfarë është dhe si funksionon?
Terapia me plazmë të pasur me trombocite (PRP) është një metodë mjekësore shumë e përdorur për trajtimin e rënies së flokëve. Ajo përdoret edhe për nxitjen e rritjes së flokëve të rinj. Ky trajtim estetik shfrytëzon potencialin rigjenerues të plazmës së gjakut të pacientit për të stimuluar folikulat e flokëve. Gjithashtu ajo përmirëson shëndetin e skalpit. Parimi i funksionimit të PRP-së konsiston në injektimin e sasive të mëdha të elastinës, kolagjenit dhe faktorëve të rritjes në zonat e aplikuara.Me zhvillimin e teknologjisë dhe kërkimeve mjekësore, PRP është bërë një alternativë popullore për ata që përballen me alopeci ose rënie të flokëve dhe që kërkojnë një zgjidhje jo kirurgjikale dhe natyrale. Në këtë artikull, do të diskutojmë çfarë rritja e flokëve me PRP, si kryhet kjo procedurë dhe cilat janë përfitimet dhe kufizimet e saj.
Rritja e flokëve: çfarë është terapia me plazmë të pasur me trombocite (PRP)?
Plazma është pjesa e lëngshme e gjakut. Ajo përmban elemente të rëndësishme për shëndetin e trupit, përfshirë faktorët e rritjes dhe trombocitet. Rritja e flokëve me terapinë PRP përfshin marrjen e një kampioni gjaku nga pacienti. Më pas bëhet ndarja e plazmës së pasur me trombocite përmes një procesi të centrifugimit dhe injektimin e kësaj plazme direkt në skalp, aty ku ndodhet rënia e flokëve. Trombocitet kanë aftësinë për të stimuluar proceset rigjeneruese dhe për të nxitur rigjallërimin e folikulave të flokëve të dëmtuara, duke ndihmuar kështu në rritjen e re të flokëve.
Rritja e flokëve: si kryhet terapia PRP?
Rritja e flokëve me procedurën e PRP është relativisht e thjeshtë dhe përfshin disa hapa:
- Marrja e gjakut: Në fillim të procedurës, mjeku do të marrë një kampion të vogël gjaku nga pacienti, zakonisht nga krahët. Procesi është i njëjtë me marrjen e një mostre për analizat e zakonshme laboratorike.
- Ndarja e plazmës: Gjakut i marrë i nënshtrohet një procesi centrifugimi. Përmes rrotullimit të shpejtë, komponentët e ndryshëm të gjakut ndahen nga njëri-tjetri. Plazma e pasur me trombocite mblidhet dhe përgatitet për injeksion.
- Injektimi në skalp: Pas përgatitjes së plazmës, mjeku e injekton atë direkt në skalp. Injektimi bëhet në zonat ku pacienti po përjeton rënie të flokëve ose ka folikula të dobësuara. Procedura mund të zgjasë nga 30 minuta deri në një orë dhe ndjesia gjatë injektimit është e ngjashme me shpimet e lehta në lëkurë.
- Përdorimi pasues: Terapia me PRP zakonisht kërkon disa seanca për të arritur rezultate optimale. Pacientët zakonisht ndjekin një trajtim me seanca mujore për tre deri në katër muaj dhe më pas bëjnë trajtime mbajtëse çdo gjashtë muaj ose një herë në vit.
Rritja e flokëve: anët pozitive të terapisë PRP
Terapia me PRP ofron disa përfitime, sidomos për ata që kërkojnë një trajtim të sigurt dhe jo invaziv për rënien e flokëve:
- Trajtim jo-kirurgjikal: Ndryshe nga mbjelljet e flokëve që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, PRP është një trajtim minimalisht invaziv. Rikuperimi është i shpejtë dhe pa nevojë për pushim të gjatë.
- Përdorimi i materialeve natyrore: Një nga avantazhet kryesore të PRP është se përdor produktet e vetë trupit të pacientit. Kjo eliminon rrezikun e reaksioneve alergjike apo të infeksioneve.
- Përmirësimi i shëndetit të flokëve: Përveç nxitjes së rritjes së re të flokëve, PRP ndihmon edhe në përmirësimin e cilësisë së flokëve ekzistues. Ajo i bënë ata më të fortë, më të trashë dhe më të shndritshëm.
- Rezultate natyrale: Për shkak se PRP përdor plazmën e vetë pacientit për të stimuluar folikulat, rezultatet janë shumë natyrale dhe gradualisht përmirësohen me kalimin e kohës.
- Koha e shkurtër e rikuperimit: Pas injektimit, shumica e pacientëve mund të kthehen në aktivitetet e tyre pa kufizime të mëdha. Kjo bënë që kjo procedurë të jetë e përshtatshme për ata me orare të ngarkuara.
Rritja e flokëve: anët negative të terapisë PRP
Megjithëse PRP ka përfitime të shumta, ekzistojnë edhe disa kufizime dhe anë negative që duhen marrë në konsideratë:
- Rezultatet e ngadalshme: Për të parë rezultatet e plota të PRP, pacientët duhet të presin disa muaj dhe të kryejnë seanca të shumta. Në disa raste, ndryshimet fillestare mund të jenë të lehta dhe të përmirësohen gradualisht.
- Nuk funksionon për të gjithë: Ndërsa rritja e flokëve me PRP mund të jetë efektive për shumicën e pacientëve, ajo nuk është gjithmonë një zgjidhje për ata që kanë rënie të rëndë të flokëve ose që kanë humbur flokët për një kohë të gjatë. Për ata me folikula tërësisht të shkatërruara, mund të jetë e nevojshme të konsiderohen alternativa më invazive.
- Efektet anësore të mundshme: Edhe pse PRP përdor gjakun e pacientit, mund të ketë disa efekte anësore të lehta. Efektet mund të jenë të tilla si: ndjesi djegieje, enjtje, ose ndonjë shqetësim i lehtë në zonat e injektimit.
Mite dhe fakte
- Mit: PRP është e rrezikshme pasi përfshin injeksione në skalp
- Fakt: Terapia PRP është një trajtim relativisht i sigurt. Pasi përdoret plazma e vetë gjakut të pacientit, nuk ka rrezik për alergji ose refuzim nga trupi
- Mit: Ky trajtim ndalon plotësisht rënien e flokëve
- Fakt: PRP ndihmon në përmirësimin e rritjes së flokëve dhe në reduktimin e rënies së tyre. Gjithsesi ajo nuk është një zgjidhje e përhershme.
- Mit: Mund të bësh vetëm një seancë për të arritur rezultate
- Fakt: Për të arritur rezultate të plota, janë të nevojshme disa seanca të PRP. Shumica e pacientëve kryejnë 3-4 trajtime gjatë disa muajve dhe më pas vazhdojnë me seanca mbajtëse çdo 6-12 muaj.
- Mit: Terapia PRP është vetëm për meshkujt
- Fakt: Terapia PRP është efektive si për meshkujt ashtu edhe për femrat që përjetojnë rënie të flokëve. Në fakt, shumë gra që vuajnë nga alopecia femërore ose rënie e flokëve pas shtatzënisë kanë raportuar përfitime nga PRP.