Gummy smile
Gummy smile

Gummy Smile është termi që përdoret për të përshkruar fenomenin e shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes. Këtë disproporcion midis buzës së sipërme dhe dhëmbëve mund ta korrigjojmë përkohësisht përmes injektimit të botoksit mbi buzën e sipërme. Në disa raste këshillohet të aplikohet në buzë edhe filler (acid hialuronik), për një rezultat akoma më të bukur e të plotë.

Qëllimi: korrigjimi i shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes.

Lloji i botoksit: Dysport.

Kohëzgjatja e procedurës: 5 minuta.

Dhembje: jo (klienti ndjen pickime të vogla, lehtësisht të durueshme).

Anestezi: jo (age e vogël, jo traumatike, pak shpime).

Efekti: fillon 2 – 5 ditë pas aplikimit.

Kohëzgjatja e rezultatit: 4 – 5 muaj në varësi të karakteristikave individuale.

Efikasiteti: përmirëson buzëqeshjen në masën rreth 70%.

Këshillat pas procedurës:

  • Mos të masazhohet zona ku është aplikuar botoksi.
  • Mos të qëndrohet me kokën e ulur për një kohë të gjatë (disa orë).
  • Të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell për 24 orë.
  • Të mos qëndrohet në pozicionin shtrirë 2 – 3 orët e para pas aplikimit.