Jawline: element kyç për balancimin e fytyrës
Një nofull e konturuar është thelbësore për të krijuar një pamje të harmonizuar dhe të balancuar të fytyrës. Kjo procedurë, që përfshin krijimin e vijave dhe këndeve të mprehta, ndihmon në theksimin e strukturës së kockave të fytyrës. Konturimi i nofullës është i përshtatshëm për të dy gjinitë, duke ndihmuar në krijimin e një profili më të fortë dhe më tërheqës për çdo fytyrë.
Si realizohet konturimi i nofullës?
Konturimi i nofullës realizohet përmes injektimit të filler-ëve me acid hialuronik, të llojit Hyacorp, i cili përdoret për të rritur volumin dhe për të theksuar këndet e nofullës. Procedura ndihmon në krijimin e një konturi më të fortë dhe më të definuar. Kjo metodë jo-kirurgjikale është shumë efektive për krijimin e këndeve të mprehta dhe linjave të drejta, duke theksuar strukturën natyrale të kockës.
Jawline: qëllimi i procedurës
Qëllimi kryesor i konturimit të nofullës është të përmirësojë këndin dhe definimin e nofullës, duke ofruar një pamje më të mprehtë dhe të sofistikuar. Kjo procedurë ofron një zgjidhje për ata që kanë një nofull më të butë ose asimetrike dhe duan të theksojnë tiparet e fytyrës pa ndërhyrje kirurgjikale.
Detajet e procedurës
- Lloji i acidit të përdorur. Hyacorp.
- Sasia e përdorur. Sasia e filler-it varion në bazë të nevojave dhe karakteristikave individuale të pacientit.
- Kohëzgjatja e procedurës. Rreth 30 minuta.
- Dhembje. Nuk ka dhimbje, pacienti mund të ndjejë vetëm pickime të vogla dhe të durueshme gjatë injektimit.
- Anestezi. Një krem mpirës aplikohet për 5 minuta para fillimit të procedurës për të minimizuar çdo ndjesi shqetësimi.
Efektet dhe rezultatet
Efektet e konturimit të nofullës janë të menjëhershme. Mbushja dhe përmirësimi i nofullës shfaqen në momentin e injektimit, duke i dhënë fytyrës një pamje më të definuar që pas seancës së parë. Rezultatet e konturimit zgjasin nga 8 deri në 10 muaj, në varësi të llojit të lëkurës dhe reagimit individual të trupit ndaj filler-it.
Përfitimet e konturimit të nofullës
Konturimi i nofullës ofron disa përfitime për ata që kërkojnë të përmirësojnë pamjen dhe strukturën e fytyrës:
- Përmirësimi i definimit të nofullës. Ky trajtim ndihmon në krijimin e një nofulle më të theksuar dhe të definuar, duke dhënë një pamje më të mprehtë dhe të konturuar.
- Balancimi i pamjes së fytyrës. Konturimi i nofullës ndihmon në harmonizimin e tipareve të fytyrës, duke krijuar një balancë më të mirë midis nofullës, mjekrës dhe faqeve.
- Rritja e besimit. Një nofull e definuar është shpesh e lidhur me një pamje më tërheqëse. Kjo mund të rrisë besimin dhe vetëvlerësimin e pacientit pas procedurës.
- Reduktimi i mjekrës së dyfishtë. Në shumë raste, konturimi i nofullës ndihmon në zvogëlimin e mjekrës së dyfishtë, duke përmirësuar definimin e vijës së nofullës dhe duke krijuar një pamje më elegante.
- Rezultate të menjëhershme. Efektet e konturimit të nofullës janë të dukshme menjëherë pas procedurës dhe rezultati është natyral. Pacientët mund të vërejnë përmirësime të dukshme pa kohë të gjata rikuperimi ose ndërhyrje kirurgjikale.
- Jo-invasiv. Ky trajtim është jo-invasiv dhe nuk kërkon kohë të gjata rikuperimi, duke lejuar pacientët të kthehen në rutinën e tyre të përditshme menjëherë pas procedurës.
- Kohëzgjatja e gjatë e rezultateve. Rezultatet e konturimit të nofullës me filler zgjasin mesatarisht nga 8 deri në 10 muaj.
Efektet anësore të konturimit të nofullës
Konturimi i nofullës është një procedurë jo-kirurgjikale dhe përgjithësisht e sigurt, por si çdo trajtim estetik, mund të shoqërohet me disa efekte anësore të lehta dhe të përkohshme:
- Ënjtje dhe skuqje. Një nga efektet anësore më të zakonshme është ënjtja dhe skuqja e zonës së injektuar. Kjo ënjtje është normale dhe zakonisht kalon brenda disa orësh ose ditësh.
- Ndjeshmëri në zonën e trajtuar. Pas procedurës, mund të ndjeni një ndjeshmëri të lehtë ose diskomfort në zonën e nofullës, por kjo zakonisht zgjat për një kohë të shkurtër.
- Nxirje të lehta (Bruising). Në disa raste, injektimi i filler-it mund të shkaktojë vulosje të vogla ose mavijosje në zonën e trajtuar. Këto mavijosje janë të rralla dhe kalojnë vetë brenda disa ditësh.
- Asimetri e përkohshme. Për shkak të procesit të injektimit, disa pacientë mund të vërejnë një asimetri të lehtë në nofull pas trajtimit, por kjo rregullohet ndërsa filler-i vendoset dhe shpërndahet plotësisht në lëkurë.
Kujdesi pas procedurës
Pas konturimit të nofullës, është e rëndësishme të ndiqen disa udhëzime për të optimizuar rezultatet:
- Aplikoni akull në zonën e trajtuar për të zvogëluar çdo ënjtje.
- Mbani të hidratuar zonën ku është aplikuar filler-i me produkte hidratimi.
- Kryeni masazhe të lehta sipas udhëzimeve të mjekut për 2-3 ditë pas procedurës për të siguruar shpërndarjen e duhur të filler-it dhe për të ruajtur konturin e dëshiruar.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
