Karboksiterapia është trajtim i përdorur në trajtimin e strijave dhe celulitit. Ky trajtim konsiston në injektimin e dioksidit të karbonit (CO2), nëpërmjet një ageje fine, në zonën e interesuar.
Duhet të kemi parasysh që, strijat e lëkurës dhe celuliti janë problematika shumë të vështira për t’u trajtuar, ndaj nga ky lloj trajtimi nuk mund të presim eliminim të plotë të këtyre problemeve, por vetëm një përmirësim të tyre. Dioksidi i karbonit nxit qarkullimin e gjakut, oksigjenimin dhe rrit elasticitetin e zonës së interesuar.
Sa seanca këshillohen?
Këshillohet të bëhen 4 – 6 seanca për të arritur një efekt maksimal, në një distancë prej 5 – 7 ditësh nga njëra-tjetra.
Qëllimi: përmirësimi i strijave dhe celulitit.
Kohëzgjatja e procedurës: 20 – 45 minuta.
Anestezi: jo (agia është shumë e vogël dhe jo traumatike).
Efekti: gradual, seancë pas seance.
Kohëzgjatja e rezultatit: 3 – 4 muaj në varësi të karakteristikave individuale.
Efekte anësore: mund të ketë nxirje të lehta në zonën e shpimit.
Këshillat pas procedurës: të evitohet ekspozimi në diell i zonës së trajtuar.