Mjekra është një pjesë thelbësore e harmonisë së profilit të fytyrës dhe nëse ajo është pak e theksuar mund ta bëjë pamjen e përgjithshme të fytyrës më pak të këndshme. Rimodelimi i mjekrës është shumë i rëndësishëm për të arritur një profil harmonik dhe të ekuilibruar të fytyrës.
Trajtimi i theksimit të mjekrës është i përshtatshëm për femrat dhe për meshkujt.
Qëllimi: rimodelim i mjekrës për të krijuar një profil harmonik dhe të ekuilibruar të fytyrës.
Lloji i acidit: Hyacorp
Kohëzgjatja e procedurës: 5 – 10 minuta.
Anestezi: krem mpirës për 5 minuta.
Efekti: i menjëhershëm (mbushja duket që në momentin e injektimit).
Kohëzgjatja e rezultatit: 8 – 10 muaj, në varësi të karakteristikave individuale.
Efekte anësore: të rralla, kalimtare, të kurueshme, ndër të cilat mund të përmendim skuqje e lehtë dhe ënjtje.
Këshillat pas procedurës: