Limoni është me të vërtetë një nga frutat më të dobishëm për shëndetin tonë. Në sajë të vitaminës C, acidit të limonit dhe mineraleve që përmban, ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj në mënyrë drastike.
Përfitimet nga limoni:
1. Kurë për puçrrat në fytyrë.
Limoni përmban veti antibakteriale dhe lufton bakteret, infeksionet dhe inflamacionin në lëkurën e fytyrës.
2. Zbardh dhëmbët tuaj.
Bëjini dhëmbëve tuaj një trajtim nga përzierja e limonit dhe sodës së bukës, duke e aplikuar në dhëmbët tuaj dhe duke e lënë atë për 60 sekonda. Acidi dhe natriumi bikarbonat do të heqin shtresën e ngjyrosur në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj.
3. Zbokthi.
Lëngu i limonit mund të “mbysë” bakteret që shkaktojnë zbokth, kështu që aplikojeni atë me vaj ulliri ose kokosi.
4. Balancon PH e trupit tuaj.
5. Zorrët.
Limonët rrisin kontraktimet e muskujve në zorrë, duke siguruar lëvizje të rregullta dhe një mirëfunksionim të aparatit tretës. Vetëm një gotë ujë limoni çdo mëngjes mund të bëjë këtë gjë.
6. Vlera ushqyese.
Ju do të gjeni në këto fruta të shijshme kalium, kalcium, fosfor, acid limoni, magnez dhe të gjitha mineralet vitale që trupi juaj nuk mund të jetojë pa ato.
7. Pastron organet tuaja.
Limoni përmban acid limoni, i cili mund të shpërndajë depozitat e kalciumit, gurët në veshka dhe madje edhe gurët e tëmthit.
8. Detoksifikon mëlçinë tuaj.
9. Mbron zemrën tuaj.
Limonët janë të pasur me vitaminë C, një lëndë ushqyese që është e lidhur me përmirësimin e shëndetit të zemrës. Vitamina C mund të ulë nivelet e kolesterolit në gjak, të zvogëlojë rrezikun e arteriosklerozës, presionin e ulët të gjakut dhe të rrisë prodhimin e HDL (të mirë).
10. Përmirëson shëndetin e trurit.
Lëkurat e limonit përmbajnë një phytonutrient të veçantë të quajtur tangeretin, i dobishëm në trajtimin e kushteve të trurit si sëmundja e Parkinsonit, pasi mbron qelizat e trurit nga kalbja. Ndikon pozitivisht në sistemin tuaj imunitar. Limoni do të ndihmojë për të luftuar bakteret, parazitët, kërpudhat dhe viruset në trupin tuaj. Ai mund të shkatërrojë krimbat e zorrëve.
11. Zbut buzët.
Aplikoni pak limon në buzët e tua dhe limoni do të ndihmojë për të parandaluar çarjen e buzëve dhe do të heqë shtresat e vdekura të lëkurës.
12. Forcon thonjtë.
Nëse thonjtë tuaj janë të verdhë dhe të brishtë, është koha për të aplikuar një përzierje lëng limoni dhe vaj ulliri.