Blefaroplastika, e njohur gjithashtu si kirurgjia e qepallave të syrit, është një ndërhyrje kirurgjikale që kombinon aspektet estetike dhe funksionale. Procedura synon korrigjimin e qepallave të sipërme ose të poshtme përmes heqjes së lëkurës së tepruar, yndyrës së lokalizuar ose përforcimit të indeve përreth syve. Kjo ndërhyrje eliminon pamjen e rënduar dhe të lodhur të syve dhe përmirëson funksionin e shikimit te pacientët ku lëkura e tepërt kufizon fushën vizuale.
Përmbajtja:
-
1
Si realizohet blefaroplastika?
-
2
Kush janë kandidatët idealë për blefaroplastikë?
-
3
Blefaroplastika: Procesi nga konsultimi deri te operacioni
-
4
Koha e rikuperimit pas blefaroplastikës
-
5
Rreziqet dhe komplikacionet e mundshme të blefaroplastikës
-
6
Cilat janë përfitimet kryesore të blefaroplastikës?
-
7
Pse të zgjidhni KEIT Day Hospital për blefaroplastikën tuaj?
Në këtë artikull do të njiheni me procedurën e blefaroplastikës dhe diferencat mes ndërhyrjes në qepallat e sipërme dhe ato të poshtme. Do të eksplorojmë kriteret për kandidatët idealë, etapat e procesit mjekësor dhe kohën e nevojshme për rikuperimin e plotë. Gjithashtu, do të trajtojmë rreziqet e mundshme, përfitimet kryesore dhe pse KEIT Day Hospital është zgjedhja juaj ideale.
Si realizohet blefaroplastika?
Blefaroplastika realizohet nën anestezi lokale me sedacion ose anestezi të përgjithshme, në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes dhe vlerësimit klinik të rastit. Kirurgu realizon prerje të imëta në zona strategjike të qepallave, përmes të cilave hiqet ose riformohet indi i tepërt, duke përfshirë lëkurën dhe dhjamin lokal. Qepjet bëhen me kujdes, në mënyrë që të minimizohen shenjat e dukshme pas shërimit dhe të mundësohet një rezultat natyral dhe estetik.
Blefaroplastika e qepallave të sipërme
Blefaroplastika e sipërme synon korrigjimin e qepallës së sipërme, ku krijohet lëkurë e tepërt dhe yndyrë e akumuluar, e cila i jep syve një pamje të rënë dhe të lodhur. Gjatë procedurës hiqen këto teprica, duke rikthyer një pamje më të hapur, rinore dhe natyrale të syve. Prerja realizohet në vijën natyrale të palosjes së qepallës, duke e bërë shenjën pothuajse të padukshme pas shërimit dhe duke siguruar një rezultat estetik dhe funksional optimal.
Blefaroplastika e qepallave të poshtme
Blefaroplastika e poshtme synon korrigjimin e qeseve poshtë syve, rrudhave dhe lëkurës së lirshme në zonën infraorbitale. Procedura përfshin heqjen ose rishpërndarjen e yndyrës dhe shtrëngimin e lëkurës, duke përmirësuar ndjeshëm konturin, freskinë dhe pamjen rinore të fytyrës. Ndërhyrja kryhet përmes një prerjeje të jashtme nën vijën e qerpikëve ose përmes teknikës transkonjuktivale (nga brenda qepallës), në varësi të nevojave të pacientit.

Kush janë kandidatët idealë për blefaroplastikë?
Kandidatët idealë për blefaroplastikë janë individë që kërkojnë të përmirësojnë pamjen ose funksionin e qepallave të syrit, me pritshmëri realiste për rezultatet. Procedura rekomandohet veçanërisht për personat që:
- Kanë qepalla të varura ose qese poshtë syve.
- Gëzojnë shëndet të mirë.
- Nuk kanë sëmundje serioze të syve.
- Kanë pritshmëri reale për rezultatin.
Blefaroplastika: Procesi nga konsultimi deri te operacioni
Procesi i blefaroplastikës ndjek etapa të strukturuara me kujdes për të garantuar siguri dhe rezultate optimale. Që nga konsulta fillestare deri në operacion, çdo hap planifikohet sipas anatomisë dhe nevojave tuaja specifike.
- Konsulta fillestare: Vlerësim i qepallave dhe indeve përreth syve dhe diskutimi i pritshmërive, opsioneve kirurgjikale dhe rreziqeve.
- Hartimi i planit kirurgjik: Zgjedhja e llojit të ndërhyrjes (e sipërme, e poshtme ose e kombinuar), metoda e prerjes si dhe konsultë me anestezistin dhe mjekun kardiolog.
- Dita e operacionit: Ndërhyrja kryhet nën anestezi, hiqet ose ripozicionohet lëkura dhe yndyra, qepjet bëhen të imëta në vijat natyrale të syrit për një rezultat natyral dhe harmonik.
Koha e rikuperimit pas blefaroplastikës
Rikuperimi pas blefaroplastikës ndodh gradualisht, duke kaluar nga faza e parë pas operacionit deri te rezultatet finale.
- Dita e operacionit: Vendosen kompresa të ftohta për të reduktuar ënjtjen dhe përdoren medikamente për dhimbje të lehta.
- 2–3 ditët e para: Ënjtja dhe hematomat janë normale, qepjet dhe lëkura duhet të mbahen të pastra. Aktiviteti i lehtë ditor mund të rifillojë.
- Java 1–2: Ënjtja fillon të zbehet, pacientët rikthehen gradualisht në aktivitetet e përditshme dhe në punë pa sforcim fizik.
- Muaji 1: Rezultatet fillojnë të jenë të dukshme, shenjat e prerjes zbehen dhe syrit i rikthehet pamja natyrale dhe rinore.
- Pas 2–3 muajsh: Rikuperimi i plotë, rezultatet finale stabilizohen, çdo ënjtje e vogël apo shenjë e mbetur zhduket gradualisht.

Rreziqet dhe komplikacionet e mundshme të blefaroplastikës
Si çdo ndërhyrje kirurgjikale, edhe blefaroplastika përfshin disa rreziqe, të cilat mund të jenë afatshkurtra, funksionale, estetike ose afatgjata.
- Rreziqet afatshkurtra: Përfshijnë ënjtje, hematoma, skuqje dhe ndjesi tërheqjeje të lëkurës, si dhe ndjeshmëri të përkohshme ndaj dritës ose lotimit.
- Rreziqet funksionale: Përfshijnë ndryshime të përkohshme të shikimit ose vështirësi të lehta në mbylljen e syve.
- Rreziqet estetike: Përfshijnë asimetri, shenja incizionale të dukshme ose rezultate jo të njëtrajtshme.
- Rreziqet afatgjata: Përfshijnë infeksione serioze, gjakderdhje, ndryshime të përhershme të shikimit ose pozicionit të qepallës.
Cilat janë përfitimet kryesore të blefaroplastikës?
Blefaroplastika jo vetëm përmirëson pamjen e syve, por sjell edhe përfitime të rëndësishme në funksionin e syrit, duke përmirësuar cilësinë e jetës.
- Përmirësim i fushës vizuale: Heqja e lëkurës së tepërt e qepallave të sipërme zvogëlon pengesat që mund të kufizojnë shikimin.
- Lehtësim i lodhjes së syve: Reduktimi i tensionit dhe presionit në qepallat e sipërme ndihmon pacientët të ndihen më komod gjatë aktiviteteve të përditshme.
- Reduktim i acarimeve dhe kruarjeve: Lëkura e tepërt që fërkohet mbi qepallat mund të shkaktojë irritim, i cili zvogëlohet pas ndërhyrjes.
- Përmirësim i funksionit të qepallës: Në disa raste, blefaroplastika ndihmon qepallat të mbyllen dhe të hapen më lehtë, duke përmirësuar mbrojtjen e syrit.
Pse të zgjidhni KEIT Day Hospital për blefaroplastikën tuaj?
Në KEIT Day Hospital, ofrojmë blefaroplastikë me kosto transparente, duke filluar nga 1,000 euro për qepallat e sipërme ose të poshtme dhe 1,600 euro për ndërhyrjen totale, shoqëruar me opsione pagese me këste. Procedurat realizohen nga kirurgë italianë të specializuar, të cilët numërojnë mbi 23,000 ndërhyrje të suksesshme dhe më shumë se 11,000 vlerësime pozitive nga pacientët tanë.
Përveç Certifikatës së Garancisë, paketat tona “all-inclusive” mundësojnë një rrugëtim të qetë: transportin nga dhe drejt aeroportit, akomodimin në KEIT Hotel, “follow-up” direkt në spital dhe asistencë të vazhdueshme në tri gjuhë.
Me KEIT Day Hospital, ju nuk zgjidhni thjesht një procedurë estetike, por një eksperiencë ku ekspertiza italiane dhe mikpritja e ngrohtë bashkohen për të përmbushur çdo pritshmëri tuajën.



