Data e përditësimit: 02/11/2026
KEIT DAY HOSPITAL, nëpërmjet shoqërisë SOMBRERO sh.p.k., në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale, është e angazhuar të respektojë dhe mbrojë privatësinë e çdo individi që kontakton Klinikën, përdor shërbimet e saj ose viziton faqen zyrtare të internetit.
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si mbledhim, përdorim, ruajmë, komunikojmë dhe mbrojmë të dhënat personale të pacientëve, pacientëve potencialë, vizitorëve të faqes së internetit, aplikantëve për punë dhe personave të tjerë që komunikojnë me Klinikën.
Përpunimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, legjislacionin e zbatueshëm në fushën e shëndetësisë dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi.
Kur dhe për aq sa plotësohen kushtet e zbatimit territorial të legjislacionit të Bashkimit Evropian, përpunimi kryhet edhe në përputhje me kërkesat përkatëse të GDPR-së.
Kontrollues i të dhënave personale është:
SOMBRERO sh.p.k.
NIPT: L21410040N
Adresa: Rruga "Dritan Hoxha", Pallati "Green Construction" Nr. 1, Shkalla II, Kati II, Tiranë, Shqipëri
Telefon: +355 69 331 6700
E-mail: info@keit.al
Emër/Mbiemër: Besforta Lipa
E-mail: besforta.lipa@keit.al
DPO-ja shërben si pikë kontakti për çështjet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale dhe ushtrimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave.
SOMBRERO sh.p.k. i përpunon të dhënat personale në përputhje me parimet e:
Të dhënat personale mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të përcaktuara, të qarta dhe legjitime dhe vetëm në masën e nevojshme për realizimin e këtyre qëllimeve.
Në varësi të marrëdhënies me Klinikën, mund të përpunohen kategori të ndryshme të të dhënave personale.
4.1 Pacientët dhe pacientët potencialëMund të përpunohen:
Të dhënat shëndetësore janë të dhëna sensitive dhe përpunohen vetëm kur plotësohen kushtet e parashikuara nga neni 9 i Ligjit nr. 124/2024. Për ofrimin, trajtimin dhe menaxhimin e shërbimeve shëndetësore, zbatohet neni 9(2)(ë), sipas kushteve të përcaktuara në këtë dispozitë.
4.2 Personat që kontaktojnë KlinikënKur një person kontakton Klinikën përmes telefonit, e-mailit, formularëve në website ose rrjeteve sociale, mund të përpunohen:
Mund të mblidhen automatikisht të dhëna teknike si:
Për cookies dhe teknologjitë e ngjashme zbatohet Politika e Cookies e publikuar veçmas në website.
4.4 Aplikantët për punëMund të përpunohen të dhënat e përfshira në:
SOMBRERO sh.p.k. përpunon të dhënat personale vetëm kur ekziston një bazë ligjore e përshtatshme sipas nenit 7 të Ligjit nr. 124/2024. Bazat ligjore mund të përfshijnë pëlqimin, përmbushjen e një kontrate ose hapave para-kontraktorë, përmbushjen e një detyrimi ligjor, mbrojtjen e interesave jetikë, kryerjen e një detyre me interes publik ose interesin e ligjshëm, sipas rastit.
5.1 Ofrimi i shërbimeve mjekësore dhe estetikeTë dhënat përpunohen për:
Përpunimi i të dhënave personale bazohet, sipas rastit, në nenin 7(1)(b) të Ligjit nr. 124/2024, kur përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e një kontrate ose për marrjen e hapave që i paraprijnë lidhjes së një kontrate me subjektin e të dhënave.
Për të dhënat shëndetësore zbatohet neni 9(2)(ë) i Ligjit nr. 124/2024, pasi përpunimi është i nevojshëm për diagnostikimin mjekësor, ofrimin, trajtimin ose menaxhimin e shërbimeve shëndetësore, me kusht që përpunimi të kryhet nga persona që i nënshtrohen sekretit profesional ose nën përgjegjësinë e tyre, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji.
5.2 Administrimi financiar dhe faturimiTë dhënat përpunohen për:
Kur përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e një detyrimi ligjor, zbatohet neni 7(1)(c).
5.3 Rezervimi i konsultave dhe komunikimiTë dhënat e nevojshme për rezervimin e konsultave ose për marrjen e masave para lidhjes së një kontrate përpunohen në përputhje me nenin 7(1)(b), kur kjo bazë është e aplikueshme.
5.4 Siguria dhe mbrojtja e interesave të KlinikësTë dhënat mund të përpunohen për:
Kur është e aplikueshme, përpunimi mund të mbështetet në interesin e ligjshëm sipas nenit 7(1)(dh).
5.5 MarketinguPërpunimi i të dhënave për qëllime marketingu kryhet vetëm kur ekziston një bazë ligjore e përshtatshme.
Kur përpunimi mbështetet në pëlqim, pëlqimi merret në mënyrë të lirë, specifike, të informuar dhe të qartë dhe mund të tërhiqet në çdo kohë. Tërheqja e pëlqimit nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes.
Për shkak të natyrës së aktivitetit të Klinikës, mund të përpunohen të dhëna shëndetësore.
Këto të dhëna:
Klinika mund të krijojë dhe ruajë fotografi klinike kur ato janë të nevojshme për dokumentimin, vlerësimin dhe ndjekjen e trajtimit të pacientit.
Fotografitë e krijuara për dokumentim klinik dallohen nga fotografitë që përdoren për qëllime marketingu.
Përdorimi i fotografive ose videove për:
kryhet vetëm kur ekziston baza ligjore përkatëse dhe, kur kërkohet, mbi bazën e pëlqimit të shprehur dhe të dokumentuar të pacientit.
Pëlqimi për përdorim marketingu është i ndarë nga baza ligjore që mbështet trajtimin mjekësor.
Refuzimi për përdorimin e fotografive për marketing nuk ndikon në marrjen e trajtimit ose cilësinë e shërbimit.
Të dhënat e aplikantëve përdoren për:
Të dhënat e kandidatëve të papranuar ruhen për periudhën e përcaktuar në procedurat dhe matricën e ruajtjes së të dhënave të SOMBRERO sh.p.k., duke marrë parasysh qëllimin e përpunimit, detyrimet ligjore dhe nevojën për mbrojtjen e të drejtave të Kontrolluesit.
Në parim, të dhënat personale merren drejtpërdrejt nga subjekti i të dhënave.
Kur të dhënat personale merren nga burime të tjera, në rastet kur kërkohet nga ligji, subjekti informohet për kategoritë e të dhënave dhe burimin nga i cili janë marrë.
Në varësi të procesit, dhënia e të dhënave personale mund të jetë:
Kur dhënia e të dhënave është e detyrueshme ose e nevojshme, subjekti informohet për pasojat e mundshme të mosdhënies së tyre, në përputhje me nenin 13 të Ligjit nr. 124/2024.
Të dhënat personale mund t'u komunikohen, në masën e nevojshme dhe në përputhje me ligjin:
Kur një palë përpunon të dhëna personale në emër të SOMBRERO sh.p.k., marrëdhënia me të rregullohet në përputhje me kërkesat ligjore për përpunuesit.
Nëse të dhënat personale transferohen në një vend jashtë Republikës së Shqipërisë ose te një organizatë ndërkombëtare, transferimi kryhet në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për transferimet ndërkombëtare.
Kur kërkohet nga ligji, subjekti informohet për vendin e transferimit dhe masat mbrojtëse të përdorura.
Website-i i KEIT përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për funksionimin, sigurinë, ruajtjen e preferencave dhe, sipas rastit, për qëllime analitike dhe marketingu.
Përdorimi i cookies dhe mënyra e administrimit të tyre përcaktohen në Politikën e Cookies, e publikuar veçmas në website.
Për cookies që kërkojnë pëlqim, përdoruesi mund të japë, refuzojë ose tërheqë pëlqimin nëpërmjet mekanizmit të menaxhimit të cookies.
Të dhënat personale ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për realizimin e qëllimit për të cilin janë mbledhur, për përmbushjen e detyrimeve ligjore ose për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të Klinikës.
Afati i ruajtjes përcaktohet duke marrë parasysh:
Afatet konkrete të ruajtjes përcaktohen, sipas kategorisë së të dhënave, në Matricën e Ruajtjes së të Dhënave të SOMBRERO sh.p.k.
Pas përfundimit të afatit përkatës, të dhënat fshihen, shkatërrohen ose anonimizohen, sipas rastit.
Ligji kërkon që subjekti të informohet për periudhën e parashikuar të ruajtjes ose, kur kjo nuk është e mundur, për kriteret e përdorura për përcaktimin e saj.
SOMBRERO sh.p.k. zbaton masa të përshtatshme teknike, organizative dhe fizike për mbrojtjen e të dhënave personale nga:
Akseset në të dhënat personale kufizohen sipas rolit dhe nevojës për akses.
Personat që kanë akses në të dhënat personale janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin dhe t'i përpunojnë të dhënat vetëm sipas autorizimeve dhe udhëzimeve përkatëse.
Për qëllime të garantimit të sigurisë së personave dhe pronës, KEIT përdor sistem video-survejimi (CCTV) në zona të përcaktuara të ambienteve të saj. Përpunimi i imazheve kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qëllime të përcaktuara të sigurisë. Përpunimi kryhet mbi bazën e interesit të ligjshëm të Kontrolluesit, në përputhje me nenin 7(1)(dh) të Ligjit nr. 124/2024. Aksesi në regjistrimet CCTV kufizohet vetëm për personat e autorizuar. Regjistrimet CCTV ruhen për një periudhë që nuk tejkalon 30 ditë, në përputhje me qëllimin e përpunimit dhe kërkesat e legjislacionit në fuqi, dhe pas përfundimit të kësaj periudhe fshihen. Subjektet e të dhënave mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në përputhje me ligjin, duke kontaktuar DPO-në në adresën: besforta.lipa@keit.al.
SOMBRERO sh.p.k. nuk përdor aktualisht vendimmarrje të bazuar vetëm në përpunim automatik të të dhënave personale ose profilizim që prodhon pasoja ligjore ose pasoja të ngjashme të rëndësishme për subjektet e të dhënave.
Nëse kjo praktikë ndryshon, kjo Politikë do të përditësohet dhe subjektet e të dhënave do të informohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe nenit 20 të Ligjit nr. 124/2024.
Në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, subjektet e të dhënave kanë, sipas kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara nga ligji, të drejtën:
Ligji parashikon këto të drejta në nenet 13–20, ndërsa e drejta për tërheqjen e pëlqimit parashikohet në nenin 8(3) dhe e drejta për të paraqitur ankesë pranë Komisionerit parashikohet në nenin 86.
Kërkesat për ushtrimin e të drejtave mund të dërgohen në:
DPO – Besforta Lipa
E-mail: besforta.lipa@keit.al
ose:
SOMBRERO sh.p.k.
E-mail: info@keit.al
Telefon: +355 69 331 6700
Adresa: Rruga "Dritan Hoxha", Pallati "Green Construction" Nr. 1, Shkalla II, Kati II, Tiranë, Shqipëri.
Kur është e nevojshme, Klinika mund të kërkojë informacion shtesë për verifikimin e identitetit të kërkuesit.
Kërkesat trajtohen pa pagesë, përveç rasteve kur ligji lejon vendosjen e një tarife të arsyeshme ose refuzimin e një kërkese qartësisht të pabazuar ose të tepruar.
SOMBRERO sh.p.k. informon subjektin e të dhënave për përmbushjen e kërkesës ose arsyet e refuzimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe, në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së kërkesës. Ky afat mund të zgjatet deri në 60 ditë kur është e nevojshme, duke marrë parasysh kompleksitetin dhe numrin e kërkesave, me kusht që subjekti të informohet për arsyet e zgjatjes brenda 30 ditëve.
Nëse subjekti i të dhënave konsideron se të drejtat e tij nuk janë respektuar, ai mund të kontaktojë fillimisht SOMBRERO sh.p.k. ose DPO-në.
Subjekti i të dhënave ka gjithashtu të drejtë të paraqesë ankesë pranë:
Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Informacioni dhe formulari i ankesës janë të disponueshme në faqen zyrtare të Komisionerit.
Website-i i KEIT mund të përmbajë lidhje me faqe ose platforma të palëve të treta.
SOMBRERO sh.p.k. nuk kontrollon politikat e privatësisë ose mënyrën e përpunimit të të dhënave nga këto palë të treta.
Për informacion mbi mënyrën se si këto palë përpunojnë të dhënat personale, ju rekomandojmë të konsultoni politikat e tyre përkatëse të privatësisë.
SOMBRERO sh.p.k. mund ta rishikojë dhe përditësojë këtë Politikë të Privatësisë kur është e nevojshme, për shkak të ndryshimeve ligjore, teknologjike, organizative ose në mënyrën e ofrimit të shërbimeve.
Versioni më i fundit i Politikës së Privatësisë do të jetë i disponueshëm në website-in zyrtar të KEIT.
Data e përditësimit: 02/11/2026
Për çdo pyetje, kërkesë ose shqetësim lidhur me përpunimin e të dhënave personale, mund të kontaktoni:
SOMBRERO sh.p.k.
NIPT: L21410040N
Adresa: Rruga "Dritan Hoxha", Pallati "Green Construction" Nr. 1, Shkalla II, Kati II, Tiranë, Shqipëri
Telefon: +355 69 331 6700
E-mail: info@keit.al
DPO
Besforta Lipa
E-mail: besforta.lipa@keit.al