Mbjellja e flokëve

Mbjellja e flokëve: rënia dhe faktorët

Rënia e flokëve është një problem i zakonshëm që prek shumë individë, duke ndikuar në vetëbesimin e tyre. Mbjellja e flokëve është një zgjidhje efektive për të rikthyer flokët e humbur dhe për të përmirësuar pamjen estetike. Këtu janë disa nga arsyet kryesore të rënies masive të flokëve që çojnë në kërkimin e këtij trajtimi.

  • Faktorët gjenetikë. Një nga arsyet kryesore për rënien e flokëve është predispozita gjenetike. Nëse në familjen tuaj ka histori të rënies së flokëve, ka shumë gjasa që të përjetoni të njëjtin problem. Ky lloj rënies së flokëve quhet alopecia androgenetike dhe është më i zakonshëm tek meshkujt, por prek edhe femrat.
  • Ndryshimet hormonale. Ndryshimet hormonale janë një tjetër shkak i zakonshëm për rënien e flokëve. Gratë mund të përjetojnë rënie të flokëve pas shtatzënisë, gjatë menopauzës, ose për shkak të çrregullimeve hormonale si sindroma e ovareve policistike (PCOS). Tek meshkujt, ndryshimet në nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë rënie të flokëve që në moshë të re.
  • Stresi. Stresi i tepruar emocional ose fizik mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve. Ky lloj rënies së flokëve quhet telogen effluvium dhe shpesh ndodh disa muaj pas një ngjarjeje stresuese siç janë sëmundjet e rënda, operacionet ose humbjet personale.
  • Ushqimi dhe mangësitë nutritive. Një dietë e pabalancuar dhe mangësitë në vitamina dhe minerale si hekuri, zinku dhe vitaminat B mund të kontribuojnë në rënien e flokëve. Ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme për mbajtjen e shëndetit të flokëve dhe rritjen e tyre.
  • Sëmundjet dhe trajtimet mjekësore. Disa sëmundje si diabeti, lupus dhe çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Gjithashtu, trajtimet mjekësore si kimioterapia dhe rrezatimi kanë efekte të njohura anësore që përfshijnë rënien e flokëve.

 Mbjellje e flokeve

Mbjellja e flokëve me MicroFUE

MicroFUE (Micro Follicular Unit Extraction) është një metodë e përparuar e mbjelljes së flokëve. Ajo përmirëson procesin tradicional FUE duke përdorur instrumente të vogla dhe precize për heqjen dhe transplantimin e folikulave të flokëve. Ky proces fillon me një konsultim të detajuar për të vlerësuar llojin e flokëve dhe shkallën e rënies. Në ditën e procedurës, zona donatore dhe zona marrëse përgatiten dhe sterilizohen. Më pas aplikohet anestezi lokale për të minimizuar çdo dhimbje.

Mjeku përdor mikromotorë me diametër shumë të vogël për të nxjerrë folikulat një nga një nga zona donatore, zakonisht pjesa e pasme ose anësore e kokës. Folikulat e nxjerra ruhen në një solucion të veçantë për të mbajtur vitalitetin e tyre deri në transplantim. Në zonën marrës, mjeku krijon mikrokanale të vogla dhe precize, duke ndjekur drejtimin natyral të rritjes së flokëve. Folikulat vendosen me kujdes të madh në këto kanale, duke siguruar një vendosje të saktë dhe natyrale. Për shkak të përdorimit të instrumenteve mikro, kjo metodë minimizon traumat në lëkurën e kokës. Koha e rekuperimit zvogëlohet dhe shenjat mikroskopike janë pothuajse të padukshme. Rezultatet e MicroFUE janë jashtëzakonisht natyrale dhe të qëndrueshme.

 Mbjellja e flokeve KEIT

DHI: Mbjellja e Flokëve me “Implanter Pen”

Ky proces përfshin përdorimin e një instrumenti të veçantë të quajtur “implanter pen”. Njësitë folikulare transplantohen direkt, pa nevojën për të krijuar më parë mikrokanale. Përpara ndërhyrjes kryhet një konsultim i detajuar për të vlerësuar gjendjen e flokëve të pacientit. Në ditën e procedurës, zona donatore dhe zona marrës përgatiten dhe sterilizohen. Proçedura kryhet nën anestezi lokale. Folikulat e flokëve nxirren nga zona donatore me ndihmën e një mikromotori të vogël dhe ruhen në një solucion të veçantë për të mbajtur vitalitetin e tyre.

Përdorimi i “implanter pen” në metodën DHI ofron  kontroll mbi thellësinë, këndin dhe drejtimin e vendosjes së çdo folikule, duke garantuar që flokët të rriten në një mënyrë natyrale dhe estetike. Ky instrument lejon një densitet më të lartë të flokëve dhe krijon një pamje më të natyrshme dhe më të plotë.

MicroFUE VS DHI

Edhe pse të dy metodat MicroFUE (Micro Follicular Unit Extraction) dhe DHI (Direct Hair Implantation) ofrojnë mundësi për mbjelljen e flokëve me rezultate natyrale dhe të qëndrueshme, secila metodë ka avantazhet dhe disavantazhet e saj.

MicroFUE përdor instrumente të vogla dhe precize për të hequr dhe transplantuar folikulat e flokëve. Kjo metodë minimizon traumat në lëkurën e kokës dhe shenjat e dukshme. Ajo është e njohur për kohën e shkurtër të rikuperimit dhe pamjen natyrale të rezultateve. Nga ana tjetër, DHI përdor “implanter pen” për të vendosur folikulat direkt në lëkurë pa nevojën për të hapur më parë mikrokanale. Kjo mundëson një kontroll të saktë mbi drejtimin dhe këndin e vendosjes së folikulave.

Megjithatë, DHI ka disavantazhe të caktuara që mund të ndikojnë në zgjedhjen e metodës së preferuar për pacientët. Për shembull, procedura e DHI është më komplekse dhe kërkon një aftësi më të lartë nga mjeku, duke e bërë më të vështirë për t’u realizuar në nivelin e lartë të kualitetit të kërkuar. Gjithashtu, kjo metodë mund të jetë më e shtrenjtë dhe të kërkojë më shumë kohë për t’u kryer. Një tjetër disavantazh i DHI është rreziku i potencial i infeksioneve të lartë për shkak të numrit më të madh të hapave dhe manipulimeve të nevojshme. Ky fakt mund të rritë rrezikun e komplikimeve dhe të detyrojë përdorimin e masave të shtuara për kontrollin e infeksioneve.

 Vizite per mbjelljen e flokeve

Çfarë të kemi parasysh përpara mbjelljes së flokëve

Para se të drejtohemi për mbjelljen e flokëve, është e rëndësishme të kemi parasysh disa faktorë që mund të ndihmojnë në përgatitjen dhe suksesin e procedurës. Këtu janë disa këshilla të rëndësishme që duhet të mbani në mendje.

  • Konsultohuni me një specialist. Bisedoni me një mjek specialist për mbjelljen e flokëve për të diskutuar opsionet dhe pritshmëritë tuaja.
  • Kuptoni pritshmëritë tuaja. Bisedoni me mjekun tuaj rreth pritshmërive për rezultate dhe kohën e nevojshme për rikuperim.
  • Pregatituni fizikisht dhe emocionalisht. Mbjellja e flokëve është një procedurë kirurgjikale, prandaj sigurohuni që jeni të gatshëm fizikisht dhe emocionalisht për të përballuar procesin dhe kohën e rikuperimit.
  • Medikamentet. Para procedurës së mbjelljes së flokëve, konsultohuni me mjekun tuaj për të diskutuar për medikamentet që mund të jeni duke i përdorur. Disa medikamente mund të kenë ndikim në procesin e mbjelljes së flokëve ose mund të rrisin rrezikun e komplikimeve.
  • Alkoli. Kufizojeni ose shmangni konsumimin e alkolit para procedurës. Alkoli mund të ndikojë në reagimin tuaj ndaj anestezisë lokale dhe gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion në lëkurë, që mund të komplikojë procesin e mbjelljes së flokëve dhe të rikuperimit.
  • Duhani. Ndiqni këshillat për të ndaluar duhanin para dhe pas procedurës. Duhani mund të ndikojë negativisht në qarkullimin e gjakut dhe shërimin e lëkurës, duke rritur rrezikun e infeksioneve dhe ngadalësuar rikuperimin.
  • Lëndët narkotike. Shmangni përdorimin e lëndëve narkotike para dhe pas procedurës. Këto substancat mund të ndikojnë në reagimin tuaj ndaj anestezisë dhe të rrisin rrezikun e komplikimeve gjatë dhe pas mbjelljes së flokëve.

Mbjellja e flokëve në KEIT

Mbjellja e flokëve është një opsion i rëndësishëm për ata që duan të rikthejne flokët dhe të rrisin vetëbesimin e tyre. Në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, pacientët kanë mundësinë të përmirësojnë pamjen e tyre përmes procedurave të avancuara të mbjelljes së flokëve. KEIT Day Hospital është një ndër institucionet më të njohura që ofrojnë këtë shërbim në nivel të lartë profesional dhe teknologjik. Pajisjet e tyre inovative dhe stafi i specializuar sigurojnë një eksperiencë të shkëlqyer për pacientët. Përveç kësaj, angazhimi i tyre në ndjekje dhe kujdesin post-operativ siguron që pacientët të kenë një rikuperim të shpejtë dhe të pa probleme pas procedurës së mbjelljes së flokëve.

Në KEIT Day Hospital, çmimet për procedurën e mbjelljes së flokëve variojnë nga 1800 deri në 2300 euro. Kjo shumë përfshin të gjitha elementët e nevojshëm për trajtimin e plotë, duke përfshirë vizitat e konsultimit, ekzaminimet paraprake për vlerësimin e gjendjes së flokëve, si dhe kostot për medikamentet, anestezinë dhe vetë procedurën e mbjelljes së flokëve. Çmimi i ofruar siguron një qasje të qartë dhe transparente ndaj kostojeve të përfshira, duke garantuar një përvojë të plotë dhe pa shqetësime për pacientët.

 KEIt gjate mbjelljes se flokeve

Si të kujdeseni për flokët e mbjellura: kujdesi pas procedurës

Pas një procedure të mbjelljes së flokëve, është e rëndësishme që pacientët të ndjekin kujdesin e duhur për të siguruar një rikuperim të suksesshëm dhe pa komplikacione. Këtu janë disa udhëzime të rëndësishme për pas-procedurën:

  • Mbajtja e lëkurës së kokës të pastër. Përdorni produktet e rekomanduara nga mjeku për larjen e lëkurës së kokës pas procedurës.
  • Mbrojtja nga dielli. Mbroni zonën e mbjelljes së flokëve nga rrezet e diellit duke përdorur kapele ose produkte mbrojtëse.
  • Ndjekja e udhëzimeve të dërguara. Pas procedurës, do t’ju jepen udhëzime specifike nga ekipi mjekësor. Sigurohuni që të ndiqni të gjitha udhëzimet për aplikimin e ilaçeve.
  • Evitimi i aktiviteteve të rënda. Për një periudhë kohore pas procedurës, evitoni aktivitete të rënda fizike.
  • Monitorimi i shëndetit të flokëve. Përpiquni të monitoroni shëndetin e flokëve të transplantuar dhe të raportoni çdo ndryshim të dukshëm te mjeku juaj.

Duke ndjekur këto këshilla dhe duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me ekipin mjekësor. pacientët mund të sigurojnë një shërimit të suksesshëm dhe një rezultat të qëndrueshëm të mbjelljes së flokëve.

PRP: Një trajtim i përshtatshëm pas transplantit të flokëve

PRP (Plasma Rich Platelet) është një trajtim inovativ që shpesh përdoret pas procedurës së mbjelljes së flokëve për të përmirësuar shërimin dhe për të rritur densitetin e flokëve. Kjo teknikë përfshin përdorimin e plazmës së pasur me trombocite, të cilat janë të pasura me faktorë rritës të qelizave dhe proteina rikujdesore. Injektimi i PRP në zonën e transplantuar stimulon rritjen dhe shërimin e flokëve, duke ndihmuar në përshpejtimin e rikuperimit dhe në minimizimin e humbjes së flokëve të transplantuara. Ky trajtim gjithashtu mund të përmirësojë cilësinë e lëkurës së kokës dhe të forcojë rrënjët e flokëve, duke e bërë atë një opsion të preferuar pas një procedurë të mbjelljes së flokëve.

 KEIT mbjellja e flokeve

×