Histori që ia vlen të ndahen
KEITcast është podkasti i KEIT Day Hospital, ku Dr. Skerdi Faria bisedon pa filtra me personazhe të njohur, pacientë, njerëz të klinikës dhe familje me histori të veçanta. Një hapësirë për të njohur atë pjesë të jetës që zakonisht mbetet jashtë kamerave: çfarë i ka formuar, çfarë i ka vënë në provë dhe çfarë nuk kanë pasur rastin ta tregojnë.
Mes rrëfimeve, humorit dhe pyetjeve të drejtpërdrejta, bisedat marrin rrjedhën e tyre, pa skenar. Ka kujtime që prekin, detaje që habisin dhe momente ku mund të gjesh edhe një pjesë të historisë sate.
Zbuloni episodet e serive “Personazhe pa filtra”, “Njerëzit e punës”, “Pacientë në KEIT” dhe “Koha e Enverit”, në shqip në kanalin YouTube të KEIT.