Çfarë janë implantet e gjoksit?

Implantet e gjoksit janë pajisje mjekësore që vendosen nën indin ose muskujt e gjoksit për të rritur madhësinë e tij (zmadhimi i gjoksit) ose për të rikthyer volumin e humbur pas humbjes së peshës ose shtatzënisë. Ato pëbëhen nga materiale të pranueshëm ng aorganizmi dhe vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme për të plotësuar nevojat dhe preferencat e pacientëve.

Implantet e gjoksit, llojet

Ka dy lloje kryesore të implanteve të gjoksit: implante me silikon dhe implante salinë (kripë).

Implantet me silikon janë të mbushura me xhel silikoni, që ofron një ndjesi më natyrale. Avantazhet e implanteve me silikon përfshijnë:

  • Ndjesi dhe pamje më natyrale.
  • Më pak gjasa për të bërë valëzim (rrudhosje) në lëkurë.
  • Opsione të shumta në formë dhe madhësi.

Implantet me kripë janë të mbushura me ujë të sterilizuar (salinë) dhe janë më të forta, por mund të ndihen më pak natyrale. Avantazhet e implanteve me kripë përfshijnë:

  • Më pak invazive në rast të rrjedhjes, pasi trupi e absorbon ujin e sterilizuar.
  • Nevoja për prerje më të vogla gjatë vendosjes.
  • Mundësi për rregullim të vëllimit pas vendosjes.

 Implante te zmadhimit të gjoksit

Duke u bazuar në formën e tyre, implantet gjithashtu kategorizohen në:

  • Implante rrumbullake:
    • Ofron një shtrirje të barabartë të volumit të gjoksit.
    • Është e përshtatshme për gratë që dëshirojnë një rritje të përgjithshme të madhësisë së gjoksit.
  • Implante Anatomike:
    • Siguron një përshtatje më të mirë me natyrën e gjoksit të një personi.
    • Ka një projeksion më të madh në pjesën e poshtme të gjoksit dhe një projeksion më të vogël në pjesën e sipërme, për të imituar më mirë formën e natyrshme të gjoksit.
    • Përdoret shpesh për të arritur një rezultat më të natyrshëm dhe për të përmbushur pritjet estetike të pacientit në mënyrë të personalizuar.

Secili lloj ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, dhe zgjedhja shpesh bazohet në preferencat personale dhe rekomandimet e kirurgut.

 Implante te zmadhimit te gjoksit

Procesi i vendosjes së implanteve të gjoksit

Operacioni për vendosjen e implanteve të gjoksit zakonisht zgjat një deri në dy orë dhe kryhet nën anestezi të përgjithshme. Kirurgu bën një prerje të vogël në një nga tre vendet e mundshme: nën gjoks, rreth thithit ose në sqetull. Implanti vendoset nën indin e gjoksit ose muskujt e gjoksit, dhe prerja mbyllet me qepje. Pas operacionit, pacientët zakonisht qëndrojnë në spital për një natë për tu siguruar që nuk ka komplikacione.

Rreziqet dhe komplikacionet e mundshme

Operacioni i zmadhimit të gjoksit, si çdo ndërhyrje kirurgjikale, ka rreziqe dhe mund të ketë komplikacione. Disa nga këto përfshijnë:

  • Infeksioni. Mund të ndodhë në vendin e operacionit dhe kërkon trajtim me antibiotikë ose një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.
  • Gjakderdhja. Mund të ndodhë gjatë ose pas operacionit dhe ndonjëherë kërkon një ndërhyrje të mëtejshme.
  • Dhimbje e zgjatur. Disa pacientë mund të përjetojnë dhimbje të qëndrueshme pas operacionit.
  • Dhembje e gjoksit. Mund të ndodhë për shkak të inflamacioneve ose komplikacioneve të tjera.
  • Kapsula kontraktuale. Formimi i indeve të ngurta rreth implantit që mund të shkaktojë ngurtësim dhe deformim të gjoksit.
  • Rrjedhja e implantit. Mund të ndodhë në implante me kripë ose silikon dhe kërkon zëvendësim.
  • Ndryshimet në ndjesinë e gjoksit. Mund të përjetohen ndryshime në ndjeshmërinë e thithave ose të gjoksit që mund të jenë të përkohshme ose të përhershme.
  • Valëzimi i lëkurës (rrudhosja). Shfaqje e valëzimeve (rrudhosjeve) të lëkurës mbi implantet, më e zakonshme me implante me kripë.
  • Asimetri. Gjoksi mund të ketë madhësi ose formë të ndryshme pas operacionit.
  • Nekroza e lëkurës. Rrallë, lëkura mund të vdesë për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, duke kërkuar trajtim kirurgjikal.
  • Komplikacionet e anestezisë. Reaksionet ndaj anestezisë mund të ndodhin gjatë operacionit.
  • Probleme me shëndetin e përgjithshëm. Si çdo operacion, ekziston rreziku i mpiksjes së gjakut, problemeve të frymëmarrjes dhe komplikacioneve të tjera të shëndetit të përgjithshëm.
  • Rrotullimi apo zhvendosja e protezës. Implantet mund të rrotullohen ose të zhvendosen nga pozicioni i tyre fillestar, duke shkaktuar një pamje të çrregullt që mund të kërkojë një ndërhyrje të mëtejshme për korrigjim.
 Zmadhimi i gjoksit me implante

Implantet e gjoksit dhe rreziku i kancerit të gjirit

Një çështje shqetësuese për shumë gra që konsiderojnë vendosjen e implanteve të gjoksit është nëse ato rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Studimet shkencore deri më tani nuk kanë gjetur një lidhje të drejtpërdrejtë mes implanteve të gjoksit dhe një rreziku të rritur për zhvillimin e kancerit të gjirit. Megjithatë, në një formë e rrallë e limfomës, të quajtur Limfoma Anaplazike me qeliza të mëdha (ALCL) mund të ekzistojë një lidhje me kancerin e gjirit. Ky lloj kanceri është shumë i rrallë dhe kur zbulohet herët, është zakonisht i trajtueshëm. Mjekët dhe studiuesit vazhdojnë të monitorojnë dhe të studiojnë sigurinë e implanteve të gjoksit për të siguruar që pacientët të jenë të informuar për të gjitha rreziqet e mundshme.

 kanceri i gjirit dhe implantet

Mirëmbajtja e implanteve të gjoksit

Implantet e gjoksit nuk janë të përhershme dhe mund të kërkojnë zëvendësim pas disa vitesh. Kontrolli i rregullt mjekësor është i rëndësishëm për të siguruar që implantet janë në gjendje të mirë dhe për të monitoruar shëndetin e përgjithshëm të gjoksit. Gratë me implante silikoni mund të kenë nevojë për MRI çdo disa vjet për të kontrolluar për rrjedhje të mundshme të implantit.

Implantet e gjoksit ofrojnë një zgjidhje të popullarizuar dhe efektive për gratë që dëshirojnë të rrisin madhësinë e gjoksit ose të rikthejnë volumin e humbur. Me një gamë të gjerë opsionesh dhe një proces të sigurt kirurgjikal, shumë gra kanë arritur rezultatet e dëshiruara. Pavarësisht se ka disa rreziqe dhe kërkon mirëmbajtje të rregullt, zmadhimi i gjoksit mbetet një ndër procedurat më të kërkuara dhe të suksesshme në kirurgjinë estetike.

×