Përmbajtja:
Dermapen është një trajtim me mikro-gjilpëra që stimulon prodhimin e kolagjenit, përmirëson teksturën e lëkurës dhe redukton rrudhat, shenjat e akneve dhe hiperpigmentimin. Procedura është minimalisht invazive dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës për një pamje më të freskët dhe të tonifikuar.
Ky trajtim inovativ jo vetëm përmirëson pamjen e lëkurës, por edhe nxit rigjenerimin e saj në nivel qelizor. Dermapen për fytyrën është veçanërisht i dobishëm për reduktimin e poreve të zgjeruara, duke e bërë lëkurën më të njëtrajtshme dhe të tonifikuar.
Një nga arsyet kryesore përse shërben Dermapen është aftësia e tij për të trajtuar probleme të ndryshme të lëkurës pa qenë një procedurë invazive. Ky trajtim është i përshtatshëm jo vetëm për rrudhat dhe shenjat e akneve, por edhe për zbehjen e hiperpigmentimit dhe njollave të diellit.

Çfarë është Dermapen 4?
Dermapen 4 është një pajisje inovative me mikro-gjilpëra, e cila shërben për trajtimin e rrudhave, shenjat e akneve dhe hiperpigmentimin. Ky model i avancuar ofron rezultate më të shpejta, më pak irritim dhe rikuperim më të shpejtë, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e lëkurës.
Kjo pajisje është projektuar për të krijuar mikro-kanale në lëkurë, duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës, çka rezulton në një lëkurë më të fortë, më elastike dhe më të shëndetshme.
Dermapen 4 ka disa karakteristika kryesore, ndër të cilat mund të veçojmë faktin se ka saktësi të lartë. Kjo pasi pajisja është e pajisur me një sistem automatik me 16 gjilpëra të holla, të cilat krijojnë deri në 1920 mikro-kanale në lëkurë për sekondë. Kjo saktësi e lartë lejon një trajtim më efikas dhe më të shpejtë. Gjithashtu Dermapen 4 lejon rregullimin e thellësisë së gjilpërave me një saktësi prej 0.1 mm, duke mundësuar personalizimin e trajtimit sipas nevojave specifike të pacientit dhe zonës së trajtuar.
Me teknologjinë e saj të avancuar dhe rezultatet e provuara, Dermapen 4 përfaqëson standardin më të lartë në trajtimet e mikrogjilpërimit.

Si funksionon Dermapen?
Dermapen përdor mikro-gjilpëra për të krijuar mikro-kanale në lëkurë, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin qelizor. Ky proces ndihmon në reduktimin e rrudhave, shenjave të akneve dhe hiperpigmentimit, duke përmirësuar cilësinë dhe elasticitetin e lëkurës.
Një nga avantazhet kryesore të Dermapen-it është aftësia për të rregulluar thellësinë e penetrimit të gjilpërave. Kjo lejon personalizimin e trajtimit sipas nevojave specifike të pacientit dhe zonës së trajtuar. Ky fleksibilitet siguron që trajtimi të jetë i përshtatshëm për një gamë të gjerë problemesh të lëkurës, nga rrudhat e imëta deri te shenjat më të thella të akneve
Dermapen-i është projektuar për të qenë i sigurt dhe efektiv për të gjitha tipet e lëkurës. Përdorimi i gjilpërave sterile dhe të njëpërdorshme redukton rrezikun e infeksioneve. Nga ana tjetër, mundësia për të rregulluar parametrat e trajtimit siguron që çdo pacient të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm, të përshtatur sipas nevojave të tij specifike.
Dermapen microneedling: çfarë është?
Dermapen microneedling është një procedurë e kërkuar për rigjenerimin e lëkurës, e cila trajton një gamë të gjerë problemesh. Mikrogjilpërimi me Dermapen është një proces plotësisht natyral që stimulon mekanizmat riparues dhe rigjenerues të trupit për të krijuar kolagjen.
Gjilpëra ultra të holla rregullohen në thellësi dhe shpejtësi të ndryshme për të krijuar mikro-kanale fraksionare në sipërfaqen e lëkurës. Këto kanale të vogla ndihmojnë në depërtimin e thellë të serumit të zgjedhur për problemet specifike të lëkurës. Kjo rrit efektivitetin e tij, duke ofruar lëndë ushqyese shëruese.
Mikrogjilpërimi i fytyrës me Dermapen ndihmon në eliminimin e rrudhave të padëshiruara dhe njollave të tjera të lëkurës. Gjithashtu mund të përdoret për zona të ndryshme të trupit. Duart, qafa dhe dekolteja janë zona shumë të trajtuara. Por në fakt, çdo pjesë e trupit ku është e nevojshme një rritje e kolagjenit për të riparuar lëkurën e holluar, të varur, të dëmtuar nga dielli apo me probleme të tjera, mund të trajtohet.

Dermapen 4: çmimi
Çmimi për trajtimet me Dermapen 4, mund të variojë nga 80€ deri në 200€ për një seancë, në varësi të faktorëve si cilësia e shërbimit, përvoja e specialistëve dhe ndoshta edhe zona gjeografike.
Kryesisht, çmimet mund të ndikohen nga përvoja dhe reputacioni i specialistëve, pajisjet dhe teknologjia që përdoren. Disa klinika mund të ofrojnë çmime më të ulëta për seanca individuale, ndërsa të tjerat mund të ofrojnë paketa me çmime të përballueshme për disa trajtime.



