Emigrimi nga Shqipëria në Itali në vitet ’90
Në vitet ’90, shqiptarët e panë veten të detyruar të linin pas gjithçka për të kërkuar një të ardhme më të mirë përtej Adriatikut. Kjo periudhë shënoi një nga valët më të mëdha të emigrimit në historinë së Shqipërisë. Qindra mijëra njerëz u nisën drejt brigjeve italiane me anije të mbushura tej mase. Emigrimi masiv ishte një realitet i ashpër dhe emocionalisht i vështirë. Italia u bë një simbol i mundësive të reja për mijëra shqiptarë. Për shumë prej tyre, ishte fillimi i një jete të re të ndërtuar me sakrifica dhe punë të palodhur. Ata kontribuan në ekonominë dhe kulturën italiane, duke u bërë një pjesë e shoqërisë së vendit.
Sot, 30 vite më vonë, rrjedha ka marrë një kthesë të papritur: janë italianët ata që po zbarkojnë në Shqipëri. Ata nuk vijnë për të kërkuar strehë, por për të shijuar bukuritë natyrore, për të investuar në një ekonomi në zhvillim, dhe për të përfituar nga shërbimet estetike të nivelit të lartë që ofrohen në KEIT. Shqipëria, që dikur ishte një vend i largët dhe i panjohur për shumë italianë, tani është bërë për ta një destinacion tërheqës.
Pse vijnë italianët në Shqipëri?
Tani, situata ka ndryshuar. Turizmi është një nga sektorët kryesorë që ka tërhequr italianët, me plazhe të mrekullueshme dhe hotele luksoze përgjatë bregdetit shqiptar. Por, përveç turizmit, italianët po vijnë në Shqipëri për të përfituar nga shërbimet estetike të nivelit të lartë që ofrohen. KEIT është emri më i njohur, që po tërheq vëmendjen e italianëve për standardet dhe profesionalizmin që ofron.
KEIT është përmendur shpesh nga mediat e njohura italiane si Rai 1, La7, dhe Rete4. Ku edhe vetë Dr. Skerdi Faria ka qenë i ftuar për të folur mbi këtë fenomen. Së fundi, ka qenë Corriere della Sera që ka shkruar për KEIT, duke e vendosur klinikën në qendër të vëmendjes.
KEIT në Corriere della Sera: Një perandori e kirurgjisë estetike
Artikulli i Corriere della Sera zbulon një prirje të re. Tanimë janë italianët ata që kërkojnë të rimodelojnë hundën, të zhdukin rrathët e zinj, apo të mbjellin flokët në Shqipëri. Me çmime shumë më të ulëta se në Itali dhe një shërbim që përfshin gjithçka nga fluturimet deri te akomodimi në hotel, KEIT ka tërhequr vëmendjen e pacientëve që kërkojnë cilësi të lartë me kosto të arsyeshme.
Ja çfarë ofron KEIT në paketat e saj për këta pacientë:
- Ndërhyrja
- Anestezia
- Ekzaminimet
- Ekografitë (në varësi të rastit)
- Kostot e udhëtimit (biletat)
- Transporti aeroportual
- Akomodimi ne Hotel KEIT
- Kujdesi pre dhe post operator
- Konsulta me mjekun kirurg
- Konsulta me mjekun anestezist
- Rikontrollet pas ndërhyrjes
- Garanci gjatë gjithë jetës
Ky udhëtim i ri drejt Shqipërisë tregon sesi vendi ynë është kthyer në një destinacion të preferuar për shërbime estetike, ku teknologjia moderne dhe kirurgët italianë krijojnë një kombinim të përsosur për t’i bërë realitet ëndrrat e pacientëve.
Përveç cilësisë së shërbimeve, Corriere della Sera thekson se KEIT ka një rol të rëndësishëm në transformimin e perceptimit të Shqipërisë në Itali. Ky perceptim ka kaluar nga një imazh i një vendi të varfër dhe emigrantësh, në një destinacion modern, që ofron shërbime të nivelit të lartë, duke bërë që gjithnjë e më shumë italianë të zgjedhin Shqipërinë për nevojat e tyre estetike dhe mjekësore.
Pse KEIT është zgjedhja e parë për kirurgët italianë: Standardet e larta dhe ekipi ndërkombëtar
Në vitet e fundit Shqipëria ka parë një eksod të kundërt, ku kirurgët italianë po zgjedhin të punojnë në klinikat tona, duke lënë pas pozicionet e tyre në Itali. Ky fenomen është veçanërisht i dukshëm në KEIT, ku 28 nga 30 kirurgët janë italianë. Ata janë të tërhequr jo vetëm nga kushtet e shkëlqyera të punës dhe pagesat konkurruese, por edhe nga mundësia për të praktikuar në një mjedis modern dhe me teknologji të avancuar. Ky eksod i kirurgesve italianë drejt Shqipërisë tregon për rritjen e reputacionit të vendit tonë si një qendër për kujdesin estetik të nivelit të lartë, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion të ri për specialistët mjekësorë të cilët kërkojnë mundësi të reja dhe sfida profesionale.