Microneedling është një trajtim minimalisht invaziv i lëkurës, i përdorur për të përmirësuar teksturën dhe pamjen e saj, veçanërisht për trajtimin e shenjave të akneve. Kjo teknikë funksionon duke krijuar mikro-plagë në lëkurë përmes gjilpërave të vogla dhe të imëta. Ato stimulojnë procesin natyror të rigjenerimit dhe prodhimin e kolagjenit. Microneedling është një zgjidhje e preferuar nga shumë njerëz që kërkojnë të zbusin shenjat e akneve pa ndërhyrje kirurgjikale
Çfarë është microneedling?
Microneedling është një procedurë estetike që përdor një pajisje të veçantë me gjilpëra të holla për të bërë mikro-goditje në shtresat e sipërme të lëkurës. Qëllimi kryesor i këtij trajtimi është të stimulojë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Këto dy elementë kyç janë thelbësorë për rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së shenjave të akneve. Ky proces njihet gjithashtu si “induksioni i kolagjenit”. Ai është shumë i efektshëm për të përmirësuar pamjen e lëkurës që është prekur nga dëmtimi. Microneedling nuk është vetëm për trajtimin e shenjave të akneve. Ai përdoret gjithashtu për përmirësimin e rrudhave të imëta, poreve të zgjeruara, hiperpigmentimin dhe strukturën e përgjithshme të lëkurës.
Si kryhet microneedling?
Procesi i microneedling është relativisht i thjeshtë dhe jo invaziv. Por ai kërkon që të kryhet nga një profesionist i licencuar për të siguruar rezultatet më të mira. Ja disa hapa kryesorë në procedurë:
- Konsultimi paraprak: Gjatë konsultimit fillestar, një profesionist i kujdesit të lëkurës do të vlerësojë lëkurën tuaj dhe do të diskutojë qëllimet që keni. Ky është momenti për të kuptuar se sa trajtime mund të jenë të nevojshme dhe cilat zona specifike të fytyrës duhet të trajtohen.
- Pastrimi dhe përgatitja e lëkurës: Përpara fillimit të trajtimit, lëkura pastrohet mirë për të larguar çdo grimcë papastërtie, makijazhi ose vajra të tepërta që mund të ndërhyjnë në trajtim. Shpesh aplikohet një krem anestezik për të minimizuar shqetësimin që mund të ndjeni gjatë procedurës.
- Aplikimi i pajisjes së microneedling: Pajisja e microneedling, kalon mbi sipërfaqen e lëkurës duke krijuar mijëra mikro-plagë në zonat e shënjestruara. Këto mikro-plagë shkaktojnë një reaksion natyror të shërimit në lëkurë, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
- Kohëzgjatja e trajtimit: Procedura zakonisht zgjat 30-60 minuta, në varësi të zonës që trajtohet dhe gjendjes së lëkurës.
- Kujdesi pas procedurës: Pas trajtimit, lëkura mund të jetë e skuqur dhe e ndjeshme për disa ditë, por këto efekte janë të përkohshme. Një krem qetësues dhe mbrojtje nga dielli rekomandohen për të ndihmuar në procesin e shërimit.
Si funksionon microneedling për shenjat e akneve?
Microneedling për shenjat e akneve është një trajtim shumë efektiv për të përmirësuar pamjen e dëmtimeve të vjetra dhe të thella të lëkurës që shkaktohen nga aknet. Shenjat e akneve formohen kur lëkura ka kaluar një inflamacion të rëndë që shkakton humbjen e kolagjenit dhe elastinës në zonën e prekur. Me microneedling, prodhimi i kolagjenit dhe rigjenerimi i indeve përmirësojnë strukturën e lëkurës. Kjo e bënë atë më të lëmuar dhe duke reduktuar thellësinë e shenjave.
Anët pozitive
Microneedling ka disa përfitime të rëndësishme që e bëjnë një nga trajtimet më të kërkuara për përmirësimin e lëkurës. Disa nga anët pozitive kryesore përfshijnë:
- Përmirësimi i shenjave të akneve: Microneedling është shumë efektiv për reduktimin e thellësisë dhe dukjes së shenjave të akneve, duke i bërë ato më pak të dukshme pas disa seancave.
- Stimulimi i prodhimit të kolagjenit: Ky trajtim stimulon prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës në lëkurë. Diçka e tillë ndihmon në rigjenerimin dhe përmirësimin e elasticitetit të saj.
- Përmirësimi i strukturës së lëkurës: Microneedling përmirëson tonin dhe strukturën e përgjithshme të lëkurës. Kjo e bënë atë më të lëmuar, më të fortë dhe më të shëndetshme.
- Reduktimi i poreve të zgjeruara: Përveç trajtimit të shenjave të akneve, ky trajtim ndihmon edhe në zvogëlimin e poreve të zgjeruara, duke dhënë një pamje më të lëmuar të fytyrës.
- Përshtatshmëria për të gjitha llojet e lëkurës: Microneedling mund të kryhet në të gjitha tonet dhe llojet e lëkurës, pa rrezikun e hiperpigmentimit që shoqëron trajtimet më agresive.
- Trajtim jo-invaziv: Meqenëse microneedling është minimalisht invaziv, ai kërkon një periudhë të shkurtër rikuperimi, duke ofruar rezultate efektive pa ndërhyrje kirurgjikale.
- Mungesa e efekteve të mëdha anësore: Për shumicën e pacientëve, efekti kryesor anësor është skuqja e lehtë. Ajo largohet brenda disa ditësh pas trajtimit, duke e bërë këtë një zgjedhje të sigurt për përmirësimin e lëkurës.
Microneedling është një zgjidhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë përmirësime të ndjeshme në lëkurë pa procedura invazive.
Anët negative
Microneedling, ndonëse ka shumë përfitime, gjithashtu ka disa anë negative dhe kufizime. Ato duhet të merren parasysh para se të vendosni për këtë trajtim. Disa nga anët negative kryesore përfshijnë:
- Skuqje dhe ndjeshmëri e përkohshme: Pas trajtimit, pacientët mund të përjetojnë skuqje dhe ndjeshmëri në lëkurë për disa ditë. Këto simptoma zakonisht janë të përkohshme, por për disa njerëz mund të jenë më të theksuara.
- Rezultate të ngadalta: Për të arritur rezultate optimale, mund të nevojiten disa seanca microneedling, të shpërndara gjatë disa muajve. Përmirësimet janë graduale dhe jo të menjëhershme.
- Rreziku i infeksionit: Nëse procedura nuk kryhet në kushte të pastra dhe sterile, ekziston një rrezik i vogël për infeksion. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kryhet trajtimi nga një profesionist i licencuar dhe me përvojë.
- Efektet e lehta anësore: Disa njerëz mund të përjetojnë kruarje, thatësi ose shfaqjen e ndonjë papule të vogël pas trajtimit. Këto efekte janë të rralla dhe zakonisht kalojnë brenda pak ditësh.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
