Acidi Hialuronik

Acidi Hialuronik

Përmbajtja

Çfarë është acidi hialuronik?

Acidi Hialuronik është një polisakarid i rëndësishëm në trupin e njeriut, i cili gjendet në lëkurë, indet konglomerate dhe indet e tjera të trupit. Kjo substancë është pjesë e një grupi substancash të quajtura glikozaminoglikane (GAG), të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të strukturës së lëkurës dhe indeve. Karakterizohet nga aftësia për të kapur dhe mbajtur ujin, duke krijuar një shtresë të vlefshme hidratuese në lëkurë. Për më tepër, acidi hialuronik ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Kjo substancë përdoret gjërësisht në estetikë për rimodelimin e buzëve, mollëzave etj.

Buzët me acid hialuronik( rimodelimi i buzëve)

Acidi Hialuronik është një zgjedhje e preferuar në fushën e estetikës për rimodelimin e buzëve për shkak të aftësisë së tij për të krijuar volum dhe për të përmirësuar konturimin e tyre. Përdorimi i acidit hialuronik në buzë është i njohur për rezultate naturale dhe afatgjata. Procedura përfshin injeksione të vogla, të cilat rrisin volumin dhe definojnë konturin e buzëve. I specializuar në mbajtjen e elastisitetit të lëkurës, ky përbërës siguron një zgjidhje të sigurt dhe efektive për ata që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e tyre estetike pa procedura kirurgjikale të shumta.

Acidi Hialuronik, efektet anësore

Efektet anësore të përdorimit të acidit hialuronik tek rimodelimi i buzëve zakonisht janë të lehta dhe kalimtare. Disa nga efektet anësore të mundshme përfshijnë:

  • Skuqje dhe ënjtje të lehta. Pas injeksionit të acidit hialuronik, është e zakonshme të shihet një reaksion të vogël në formë skuqjeje ose ënjtjeje në zonën e trajtuar. Këto reaksione shpesh bien brenda disa orëve dhe zbuten gradualisht.
  • Ndjesi e lehtë e të nxehtit. Në disa raste, pacientët mund të ndiejnë një ndjesi të lehtë të ngrohjes në zonën e buzëve të trajtuara. Kjo është normale dhe shkaktohet nga rritja e qarkullimit të gjakut në zonën e injeksionit.
  • Reaksione të rralla alergjike. Edhe pse janë të rralla, disa pacientë mund të përjetojnë reaksione alergjike ndaj acidit hialuronik. Këto përfshijnë skuqje të shpejtë, skuqje të theksuar, ose kruarje në zonën e trajtuar. Është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist përpara trajtimit për të shmangur rreziqet e mundshme alergjike.
  • Ndryshime në ngjyrën e lëkurës. Në raste të rralla, pacientët mund të vërejnë ndryshime të lehta në ngjyrën e lëkurës së zonës së trajtuar, veçanërisht në rastet kur injeksionet kryhen shumë ngjitur me sipërfaqen e lëkurës.

 

Si të eleminojmë acidin hialuronik nga buzët?

Ka raste kur vajzat zgjedhin të shkrijnë filler-in nga buzët për arsye të ndryshme. Një nga arsyet kryesore është që nuk janë të kënaqura me rezultatin estetik dhe dëshirojnë të rikthejnë pamjen natyrale të buzëve të tyre. Në disa raste, mund të ndodhin komplikacione si asimetri, ënjtje e tepruar ose reaksione alergjike, të cilat kërkojnë heqjen e filler-it.

Për të eleminuar acidin hialuronik nga buzët, ekzistojnë disa metoda që mund të përdoren. Këto metoda janë të sigurta dhe efektive kur kryhen nga profesionistë të trajnuar. Ja disa nga mënyrat më të zakonshme:

  • Përdorimi i enzimës Hyaluronidase. Hyaluronidase është një enzimë që shpërbën acidin hialuronik. Injeksionet e hyaluronidase në zonën e trajtuar shkaktojnë shpërbërjen e acidit hialuronik, duke lejuar trupin ta largojë atë natyrshëm.
  • Masazhi manual. Në disa raste, masazhi i zonës së trajtuar mund të ndihmojë në shpërndarjen dhe absorbimin më të shpejtë të acidit hialuronik. Ky proces është më pak invaziv, por mund të jetë më i ngadaltë dhe jo gjithmonë efektiv.
  • Ndërhyrje kirurgjikale. Në raste shumë të rralla, kur metodat e tjera nuk janë efektive ose kur ka ndonjë komplikacion serioz, mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për të larguar acidin hialuronik. Kjo metodë është më invazive dhe përdoret vetëm si opsion i fundit.
  • Kombinimi i metodave. Në disa raste, mund të përdoret një kombinim i metodave të mësipërme për të arritur rezultatet e dëshiruara. Për shembull, injeksionet e hyaluronidase mund të ndiqen nga masazhe manuale për të ndihmuar në shpërndarjen e mbetjeve të acidit hialuronik.

 

Ja pse duhet të shmangni klinikat e paautorizuara për aplikimin e acidit hialuronik

Shpesh, vajzat e reja zgjedhin të kryejnë trajtime estetike në klinika që ofrojnë çmime shumë të lira. Këto klinika shpesh nuk janë të licencuara dhe procedurat nuk kryhen nga mjekë të kualifikuar. Si rezultat, trajtimet mund të kryhen në kushte të papërshtatshme, duke rritur ndjeshëm rrezikun e infeksioneve, komplikacioneve dhe rezultateve të pakënaqshme estetike. Kjo mund të çojë në pasoja serioze për shëndetin dhe pamjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së klinikave të autorizuara dhe të besueshme për trajtime të tilla.

Aplikimi i acidit hialuronik në klinika të paautorizuara mund të sjellë disa rreziqe shëndetësore, përfshirë:

  • Infeksione të rënda. Mungesa e sterilitetit dhe higjienës gjatë procedurës mund të shkaktojë infeksione.
  • Reaksione alergjike të ashpra. Përdorimi i produkteve të cilësisë së ulët ose të falsifikuara mund të shkaktojë reaksione alergjike.
  • Dëmtime të enëve të gjakut dhe nervave. Teknikat e pasakta dhe mungesa e njohurive të mjekut për anatominë e buzëve mund të shkaktojnë dëmtime të enëve të gjakut dhe nervave.
  • Nekrozë e indeve. Një gjendje ku indet e lëkurës vdesin për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor.
  • Rezultate të padëshiruara estetike. Teknikat e papërshtatshme mund të çojnë në deformime ose rezultate estetike të pakënaqshme.
  • Granulomat. Formimi i granulomave nga filleri është një komplikacion i rrallë, ku trupi reagon ndaj materialit të filler-it duke krijuar nyje të vogla inflamacioni nën lëkurë.

Zgjedhja e klinikës së duhur

Zgjedhja e klinikës së duhur është thelbësore për të siguruar një rezultat të sigurt dhe të kënaqshëm. Së pari, është e rëndësishme të kërkoni një klinikë të autorizuar dhe të licencuar, e cila të jetë e njohur për standardet e larta të sterilitetit dhe higjienës. Kontrolloni kualifikimet dhe përvojën e mjekëve që do të kryejnë procedurën, duke u siguruar që ata të kenë trajnimin e nevojshëm. Lexoni review-t e pacientëve të mëparshëm për të marrë një ide të qartë mbi cilësinë e shërbimeve. Gjithashtu, një vizitë paraprake është e rëndësishme për të diskutuar pritshmëritë dhe opsionet e trajtimit.

Kontrolloni gjithashtu nëse klinika ofron kujdes pas procedurës, pasi kjo është një pjesë e rëndësishme e procesit të shërimit. Një klinikë e besueshme duhet të përdorë vetëm produkte të aprovuara dhe me cilësi të lartë për injeksionet, dhe të jetë transparente mbi burimin dhe cilësinë e këtyre produkteve. Sigurohuni që klinika të ketë pajisjet më të fundit dhe teknologjinë më të avancuar. Për më tepër, është e dobishme që stafi të jetë i sjellshëm dhe i gatshëm per tiu përgjigjur pyetjeve tuaja. Këto masa do të ndihmojnë në minimizimin e rreziqeve dhe në arritjen e rezultateve të dëshiruara estetike.

 

Dr. Skerdi Faria
Autori i artikullit

Dr. Skerdi Faria

Misioni:

“T’u ofrojmë pacientëve një qasje të bazuar në ekselencë, siguri dhe risi në fushën e kirurgjisë estetike, me protokolle të nivelit të lartë dhe rezultate natyrale e harmonike.”

Formimi dhe Specializimet:

• Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji (1995)
• Specializim në Shëndet Publik (2002, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)
• Specializim në Anestezi dhe Reanimacion (2009, me lavdërime, Universiteti Tor Vergata, Romë)
• Doktoraturë në Infeksione Spitalore (2005, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)

Karriera dhe Vlerësime:

• Themelues dhe Drejtor i KEIT Day Hospital (që nga viti 2011)
• Autor i shumë studimeve shkencore të botuara në PubMed dhe Google Scholar
• Ekspert në kirurgji estetike, infeksione spitalore dhe protokolle të avancuara të anestezisë
• Medalje e artë (1989, Ministria e Arsimit Publik – Shqipëri), Energie për Romën (2025, Qendra Evropiane e Studimeve Kulturore – Romë) dhe të tjera.

Media dhe Vlerësime Publike:

Dr. Skerdi Faria është njohur si një ndër mjekët më me ndikim në fushën e kirurgjisë estetike dhe është intervistuar e cituar nga mediat kryesore në Shqipëri dhe Itali, përfshirë:
• Itali: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Mediaset, La7, Corriere della Sera, Il Sole 24 Ore, Il Messaggero, La Gazzetta del Mezzogiorno, Il Tempo, Adnkronos.
• Shqipëri: Top Channel, Klan TV, Vizion Plus, Shqiptarja.com, Panorama, Gazeta Express.

Për më shumë informacione klikoni këtu