Blefaroplastika: kush është kandidati ideal?

Blefaroplastika: kush është kandidati ideal?

Përmbajtja

Blefaroplastika, e njohur ndryshe si kirurgjia e qepallave, është një procedurë që synon përmirësimin e pamjes së qepallave të sipërme, të poshtme ose të dyja. Procedura është ndër më të kërkuarat në fushën e kirurgjisë estetike. Kjo, pasi ajo jo vetëm që përmirëson estetikisht zonën e syve, por gjithashtu ndihmon në eliminimin e shqetësimeve funksionale, siç është kufizimi i fushës pamore nga lëkura e tepruar. Por, kush është kandidati ideal për këtë ndërhyrje dhe cilat janë aspektet që duhet të konsideroni përpara se të vendosni ta kryeni këtë procedurë?

 

Kush është kandidati ideal për blefaroplastikë?

Jo të gjithë janë kandidatë të përshtatshëm për blefaroplastikë. Ka disa kritere që duhet të plotësohen për të siguruar një rezultat të suksesshëm. Ndër pikat më kryesore të kritereve që duhen plotësuar janë:

  • Shëndet i mire. Kandidati ideal duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, pa probleme serioze të zemrës, mushkërive apo çrregullime të koagulimit të gjakut. Gjithashtu, personat që vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti ose hipertensioni duhet të konsultohen me një mjek specialist për të vlerësuar rreziqet e mundshme.
  • Probleme estetike ose funksionale në qepalla. Shumica e pacientëve kërkojnë blefaroplastikë për arsye estetike, siç janë qeskat nën sy, lëkura e varur apo rrudhat. Megjithatë, ka raste kur kjo procedurë është e domosdoshme për arsye funksionale, si kufizimi i fushës pamore për shkak të qepallave të rëna.
  • Lëkurë elastike dhe cilësi e mirë e indeve. Pacientët me lëkurë të shëndetshme dhe elastike kanë tendencë të kenë rezultate më të mira, pasi lëkura përshtatet më mirë pas heqjes së indeve të tepërta.
  • Pritshmëritë reale të rezultateve. Është e rëndësishme që pacienti të ketë pritshmëri realiste për rezultatin e procedurës. Blefaroplastika mund të përmirësojë pamjen, por nuk ndalon procesin e plakjes dhe nuk ndryshon strukturën e përgjithshme të fytyrës.

 

Blefaroplastika: cilët faktorë përjashtojnë një person nga kandidatura për ndërhyrje?

Jo të gjithë personat janë të përshtatshëm për kryer një ndërhyrje sic është blefaroplastika. Në këtë rast, kandidatët që vuajnë nga disa lloj problemesh apo shqetësimesh, nuk mund të kryejnë këtë procedurë. Kështu personat që përjashtohet janë ata që vuajnë nga:

  • Çrregullime të rënda të koagulimit të gjakut
  • Probleme me sy, siç janë glaukoma ose sindroma e syrit të thatë
  • Çrregullime mendore ose pritshmëri jorealiste për rezultatet janë zakonisht të përjashtuar ose duhet të shqyrtohen me kujdes të veçantë.

A është blefaroplastika një procedurë e rrezikshme?

Një nga pyetjet më të shpeshta që mund të bëjë cdo pacient apo ata që dëshirojnë të kryejnë këtë ndërhyrje, është: sa e rrezikshme është procedura e blefaroplastikës? Çdo procedurë kirurgjikale përfshin disa rreziqe, por blefaroplastika konsiderohet një ndërhyrje relativisht e sigurt kur kryhet nga një kirurg i specializuar dhe me përvojë. Rreziqet e mundshme për këtë procedurë përfshijnë:

  • Infeksione
  • Hematoma
  • Pamundësi për të mbyllur plotësisht qepallat për disa javë
  • Ndryshime të përkohshme në shikim, si turbullimi
    Këto efekte anësore janë të rralla dhe zakonisht mund të trajtohen me kujdes të përshtatshëm pas operacionit.

 

Blefaroplastika: sa kohë duhet për të parë rezultatet e plota?

Pas blefaroplastikës, rezultatet nuk janë menjëherë të dukshme për shkak të ënjtjes dhe mavijosjeve që mund të zgjasin disa javë. Zakonisht, pas 1-2 javësh pacienti fillon të vërejë një përmirësim të dukshëm, por rezultatet përfundimtare mund të duken qartë pas 2-3 muajsh. Gjatë kësaj periudhe, indeve u jepet kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u stabilizuar.

Përgatitja para procedurës

Për të siguruar një rezultat optimal dhe për të minimizuar rreziqet për kryerjen e procedurës, blefaroplastika kërkon të marrim disa masa paraprake dhe të përgatitemi. Ndër pikat kryesore të përgatitjet përpara kësaj procedure, mund të përmendim:

  • Konsultohuni me një kirurg të specializuar. Zgjidhni një profesionist me përvojë në blefaroplastikë dhe me një histori pozitive të rezultateve.
  • Ndërprisni përdorimin e medikamenteve që hollojnë gjakun. Ilaçet si aspirina ose ibuprofeni duhet të ndërpriten të paktën një javë para procedurës, sipas udhëzimeve të mjekut.
  • Përgatituni për periudhën pas operacionit. Planifikoni disa ditë pushim për t’u rikuperuar dhe siguroni produktet e nevojshme, si akull dhe kremra të rekomanduara nga mjeku.

 

Përfitimet e blefaroplastikës

Blefaroplastika jo vetëm që përmirëson pamjen estetike të fytyrës duke e bërë atë të duket më e freskët dhe e rinovuar, por gjithashtu ndihmon në zgjidhjen e problemeve funksionale, si përmirësimi i fushës pamore. Procedura ka një ndikim pozitiv në vetëbesimin e pacientëve dhe në cilësinë e jetës së tyre.

Pyetje të shpeshta

Në çfarë moshe mund të bëhet blefaroplastika?

Nuk ekziston një moshë fikse për blefaroplastikën. Nevoja për ndërhyrje varet nga ndryshimet e qepallave, elasticiteti i lëkurës, karakteristikat individuale dhe shqetësimet estetike ose funksionale.

Si ta kuptoj nëse jam kandidat për blefaroplastikë?

Një person mund të vlerësohet si kandidat kur ka lëkurë të tepërt në qepallat e sipërme, qeska poshtë syve ose ndryshime që ndikojnë në harmoninë e zonës rreth syve.

A ndikon blefaroplastika në shikim?

Në disa raste, kur lëkura e tepërt e qepallave të sipërme pengon fushën e shikimit, ndërhyrja mund të ketë edhe përfitime funksionale. Vlerësimi bëhet gjatë konsultës specialistike.

A është blefaroplastika vetëm për personat në moshë të madhe?

Jo. Edhe persona më të rinj mund të kenë karakteristika anatomike si qeska poshtë syve ose predispozitë për qepalla të rëna që mund të vlerësohen për këtë ndërhyrje.

A jep blefaroplastika një pamje më natyrale të syve?

Qëllimi i blefaroplastikës moderne është përmirësimi i zonës rreth syve duke ruajtur tiparet individuale dhe duke krijuar një rezultat sa më harmonik.

Dr. Skerdi Faria
Autori i artikullit

Dr. Skerdi Faria

Misioni:

“T’u ofrojmë pacientëve një qasje të bazuar në ekselencë, siguri dhe risi në fushën e kirurgjisë estetike, me protokolle të nivelit të lartë dhe rezultate natyrale e harmonike.”

Formimi dhe Specializimet:

• Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji (1995)
• Specializim në Shëndet Publik (2002, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)
• Specializim në Anestezi dhe Reanimacion (2009, me lavdërime, Universiteti Tor Vergata, Romë)
• Doktoraturë në Infeksione Spitalore (2005, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)

Karriera dhe Vlerësime:

• Themelues dhe Drejtor i KEIT Day Hospital (që nga viti 2011)
• Autor i shumë studimeve shkencore të botuara në PubMed dhe Google Scholar
• Ekspert në kirurgji estetike, infeksione spitalore dhe protokolle të avancuara të anestezisë
• Medalje e artë (1989, Ministria e Arsimit Publik – Shqipëri), Energie për Romën (2025, Qendra Evropiane e Studimeve Kulturore – Romë) dhe të tjera.

Media dhe Vlerësime Publike:

Dr. Skerdi Faria është njohur si një ndër mjekët më me ndikim në fushën e kirurgjisë estetike dhe është intervistuar e cituar nga mediat kryesore në Shqipëri dhe Itali, përfshirë:
• Itali: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Mediaset, La7, Corriere della Sera, Il Sole 24 Ore, Il Messaggero, La Gazzetta del Mezzogiorno, Il Tempo, Adnkronos.
• Shqipëri: Top Channel, Klan TV, Vizion Plus, Shqiptarja.com, Panorama, Gazeta Express.

Për më shumë informacione klikoni këtu