Shumë femra, për t’u dukur të bukura dhe tërheqëse në sytë e meshkujve, kryejnë ndëryrje të ndryshme kirurgjikale. Disa zgjedhin të kryejnë ndërhyrje për rimodelimin e buzëve apo zmadhimin e gjoksit (mastoplastika zmadhuese), ndërsa të tjera preferojnë të rregullojnë hundën (rinoplastika). Por përvec gjoksit, një tjetër pjesë trupore, qendër e vështrimeve mashkullore, janë vithet. Këto të fundit, kanë qenë dhe mbeten gjithmonë simbol i bukurisë dhe krenarisë së femrave. Vithet e rrumbullakosura, tonike, konsiderohen gjithmonë e më shpesh jo vetëm si shprehje e feminilitetit, por edhe e një forme fizike rinore dhe të stërvitur. Në mënyrë që vithet të jenë sa më tërheqëse dhe perfekte, shumë femra zgjedhin të aplikojnë Brazilian Butt Lift (BBL).
Po çfarë është Brazilian Butt Lift (BBL)?
Brazilian Butt Lift (BBL) është një procedurë kirurgjikale estetike. Ajo përfshin rritjen dhe formësimin e vitheve duke përdorur yndyrën e vetë pacientit. Kjo teknikë është bërë shumë popullore në vitet e fundit. Kjo për shkak të rezultateve natyrale që ofron, duke krijuar vithe më të rrumbullakosura dhe të plota, pa përdorur implantet sintetike.
Si kryhet Brazilian Butt Lift?
Duhet të kemi parasysh se përpara ndërhyrjes, mjeku kryen egzaminimet pre-operatore për të parë të gjitha parametrat e pacientit. Për këtë ndërhyrje, KEIT aplikon anestezi gjenerale totalisht endovenoze. Kjo teknikë, mban tensionin e gjakut të ulur, duke minimizuar gjakrrjedhjen e të nxirat. Gjithashtu ajo redukton në maksimum rrezikun për të vjella e marrje mendsh. Sa i përket pjesës së ndërhyrjes, ajo konsiston në ndjekjen e disa procedurave, të cilat janë:
- Liposuksioni: Procedura fillon me liposuksion, ku mjeku kirurg heq yndyrën nga zonat e trupit që kanë depozita të tepërta, si barku, ijet, kofshet, ose shpina. Yndyra nxirret përmes një kanule të hollë, e cila ndihmon në thithjen e yndyrës.
- Përpunimi i yndyrës: Yndyra e marrë nga liposuksioni pastrohet dhe përpunohet për të hequr lëngjet e tepërta, qelizat e vdekura dhe përbërësit që nuk janë të nevojshëm për transplantim. Kjo yndyrë e pastruar është e gatshme për injektim në vithe.
- Transplantimi i yndyrës: Pasi yndyra është përgatitur, ajo injektohet në zona specifike të vitheve për të krijuar formë dhe volum të dëshiruar. Mjeku e bën këtë me kujdes për të siguruar që yndyra të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme, duke i dhënë pacientit një pamje të natyrshme dhe të rrumbullakosur.
- Modelimi i vitheve: Yndyra injektohet në shtresa të ndryshme dhe në pika të ndryshme për të arritur formën e dëshiruar dhe për të minimizuar asimetrinë. Për shkak të kësaj, rezultati përfundimtar është i personalizuar për secilin pacient dhe plotëson proporcionet e tij trupore.
Anët pozitive të Brazilian Butt Lift (BBL)
Brazilian Butt Lift (BBL) ka disa anë pozitive që e bëjnë një procedurë shumë të preferuar në kirurgjinë estetike. Disa nga përfitimet kryesore të cilat fitohen duke ndjekur këtë procedurë janë:
- Rezultate natyrale: Në dallim nga implantet sintetike, BBL përdor yndyrën e vetë pacientit, duke ofruar rezultate shumë natyrale. Kjo bën që forma dhe ndjesia e vitheve të jenë më autentike dhe harmonike me pjesën tjetër të trupit.
- Formësimi i trupit: Një nga përfitimet kryesore të BBL është se procedura përfshin liposuksion. Kjo metodë heq yndyrën nga zona të tjera të trupit, si barku, ijet ose kofshët. Kjo jo vetëm që formëson vithet, por gjithashtu përmirëson edhe proporcionet e trupit, duke e bërë atë më harmonik.
- Disa zona të trajtuara njëkohësisht: Pacientët përfitojnë nga përmirësimi i dyfishtë; humbja e yndyrës së tepërt nga zona problematike dhe injektimi i saj në vithe për t’i rritur dhe formësuar.
- Minimizimi i rreziqeve të reaksioneve alergjike: Pasi përdoret yndyra e trupit të vetë pacientit, ekziston një rrezik shumë më i ulët për të patur reaksione alergjike. Gjithashtu mund të ketë refuzim nga trupi në krahasim me implantet e huaja.
- Rezultate më të qëndrueshme: Pasi injektohet yndyrë natyrale, një pjesë e qelizave të yndyrës mbetet në vend, duke dhënë rezultate afatgjata dhe natyrale. Ndryshe nga implantet, të cilat mund të kërkojnë zëvendësim, rezultatet e BBL mund të jenë të qëndrueshme për shumë vite.
- Përmirësimi i vetëbesimit: Shumë pacientë raportojnë një rritje të ndjeshme të vetëbesimit pas procedurës. Kjo pasi përmirësohet forma e trupit dhe krijohen proporcione më të dëshiruara që ndikojnë pozitivisht në pamjen fizike.
Anët negative
Ashtu si çdo ndërhyrje, edhe Brazilian Butt Lift (BBL) ka disa anë negative dhe rreziqe. Disa nga aspektet kryesore negative të kësaj procedure janë:
- Rreziku i embolisë së yndyrës: Rreziku më i madh i BBL është embolia e yndyrës. Kjo ndodh kur yndyra e injektuar aksidentalisht hyn në enët e gjakut dhe shkon në mushkëri ose zemër. Kjo është një komplikacion serioz që mund të jetë fatale në disa raste.
- Rikuperimi i gjatë dhe i pakëndshëm: Procesi i rikuperimit është i gjatë dhe kërkon që pacienti të mos ulet drejtpërdrejt mbi vithe për disa javë. Ai duhet të përdorur jastëkë të veçantë për të ulur presionin mbi zonën e injektuar.
- Komplikimet e liposuksionit: Për shkak se liposuksioni është pjesë e procedurës, pacientët mund të përballen me komplikime. Ato mund të përfshijnë infeksione, mavijosje të rëndë, gjakderdhje, ënjtje dhe ndryshime në ndjeshmëri në zonat ku është kryer liposuksioni.
- Vështirësitë në gjetjen e kirurgut të kualifikuar: Për shkak të popullaritetit të kësaj procedure, shumë klinika e ofrojnë BBL, por jo të gjitha kanë ekspertizën e nevojshme. Gjetja e një kirurgu të kualifikuar dhe me përvojë është e domosdoshme për të minimizuar rreziqet.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
