KEIT: mes festës dhe …

KEIT: mes festës dhe angazhimit social

Përmbajtja

Një mbrëmje festive për ditëlindjen e Gjergj Farias

Mbrëmjen e së shtunës, në ambient në periferi të Tiranës, miq dhe të afërm u mblodhën për të festuar ditëlindjen e 18-të të Gjergji Farias. Djalit të mjekut dhe sipërmarrësit të njohur Dr. Skerdilajd Farias. Familjarët dhe miqtë kishin ardhur posaçërisht nga Italia për këtë event, duke sjellë me vete ngrohtësi dhe gëzim. Ndër të ftuarit ishin edhe i gjithë stafi i KEIT. Duke dëshmuar kështu lidhjen e fortë dhe harmoninë që mbizotëron mes tyre. Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, me të gjithë të pranishmit që kërcenin nën tingujt e muzikës.

 

Performancat e mbrëmjes

Festa ishte e mbushur me performanca të shkëlqyera që përfshinin balerina elegante, violinistë të talentuar dhe këngëtarë të njohur, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme. Një nga momentet kulmore të mbrëmjes ishte performanca e Altin Sulkut, një mik i ngushtë i Dr. Skerdit. Altini, përveç se këndoi disa nga hitet e tij më të njohura, mori edhe kohën për të falenderuar publikisht Dr. Skerdin për ndërhyrjen e suksesshme të mbjelljes së flokëve të kryer në KEIT. Ai ndau kështu një moment të veçantë mirënjohjeje dhe duke theksuar profesionalizmin e klinikës. Performancat artistike shtuan një dimension të veçantë dhe të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Atmosfera të ishte e mbushur me energji pozitive dhe emocion.

 

Surpriza e vogëlushes Ajla

Por festa nuk mbaroi me kaq. Në këtë mbrëmje magjike, nuk do të festohej vetëm ditëlindja e Gjergjit. Vogëlushja Ajla gjithashtu mbushte 8 vjeç dhe kishte një vend të veçantë në festë. Edhe për Ajlën ishte përgatitur një tortë e veçantë dhe shumë dhurata. Prania e Ajlës i shtoi një dimension të ri festës, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe të ngrohtë për të gjithë të pranishmit. Ky moment i papritur  shtoi një element surprize dhe emocion në festë, duke e bërë atë akoma më të veçantë. Të gjithë të pranishmit në festë duket të ishin pjesë e një familje të madhe e të bashkuar.

 

Angazhimi i përhershëm i KEIT ndaj komunitetit

Miqtë e Gjergjit nga Italia nuk kishin ardhur vetëm për të festuar. Të dielën, më 28 korrik 2024, së bashku me Dr. Skerdin, ata do të përmbushnin një nga nismat më kryesore të KEIT, atë të kontributit ndaj komunitetit. Në këtë ditë të shënuar, ata mbollën dhe i dhuruan 18 pemë qytetit të Tiranës. Simbolikë kjo e 18 vjetorit të Gjergjit. Kjo iniciativë ishte një dëshmi e përkushtimit të KEIT për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe mirëqenien e komunitetit. Të gjithë pjesëmarrësit punuan me përkushtim dhe entuziazëm, duke treguar se si angazhimi i përbashkët mund të sjellë ndryshime pozitive.

Kontributet e KEIT Day Hospital

Iniciativa e mbjelljes së pemëve ishte vetëm një pjesë e përkushtimit të KEIT Day Hospital ndaj komunitetit. KEIT ka marrë pjesë në shumë aktivitete të tjera, duke përfshirë donacionet e gjakut, si dhe dhënien e 20 parukeve për gratë e prekura nga kanceri. Gjithashtu, KEIT ofron eko të gjirit në kuadër të Tetorit Rozë, ndihmon familjet në nevojë dhe jep bursa studimi për studentë të dalluar. Për më tepër, KEIT numëron rreth 200 pemë të mbjella për qytetin gjatë viteve. Këto aktivitete demonstrojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KEIT dhe partnerëve të tij për të promovuar mirëqenien sociale dhe edukimin.

 

Solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

Kjo përvojë la një mbresë të thellë te të gjithë pjesëmarrësit, duke treguar se me angazhim dhe bashkëpunim mund të arrihen qëllime të mëdha. Të rinjtë mësuan rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke marrë me vete një mesazh të fuqishëm shprese dhe besimi në të ardhmen. Kjo ngjarje jo vetëm që festoi një ditëlindje të veçantë, por gjithashtu promovoi vlera të rëndësishme si solidariteti, bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj komunitetit. Tregoi gjithashtu se si veprimet e vogla mund të kenë një ndikim të madh dhe të qëndrueshëm.

Dr. Skerdi Faria
Autori i artikullit

Dr. Skerdi Faria

Misioni:

“T’u ofrojmë pacientëve një qasje të bazuar në ekselencë, siguri dhe risi në fushën e kirurgjisë estetike, me protokolle të nivelit të lartë dhe rezultate natyrale e harmonike.”

Formimi dhe Specializimet:

• Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji (1995)
• Specializim në Shëndet Publik (2002, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)
• Specializim në Anestezi dhe Reanimacion (2009, me lavdërime, Universiteti Tor Vergata, Romë)
• Doktoraturë në Infeksione Spitalore (2005, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)

Karriera dhe Vlerësime:

• Themelues dhe Drejtor i KEIT Day Hospital (që nga viti 2011)
• Autor i shumë studimeve shkencore të botuara në PubMed dhe Google Scholar
• Ekspert në kirurgji estetike, infeksione spitalore dhe protokolle të avancuara të anestezisë
• Medalje e artë (1989, Ministria e Arsimit Publik – Shqipëri), Energie për Romën (2025, Qendra Evropiane e Studimeve Kulturore – Romë) dhe të tjera.

Media dhe Vlerësime Publike:

Dr. Skerdi Faria është njohur si një ndër mjekët më me ndikim në fushën e kirurgjisë estetike dhe është intervistuar e cituar nga mediat kryesore në Shqipëri dhe Itali, përfshirë:
• Itali: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Mediaset, La7, Corriere della Sera, Il Sole 24 Ore, Il Messaggero, La Gazzetta del Mezzogiorno, Il Tempo, Adnkronos.
• Shqipëri: Top Channel, Klan TV, Vizion Plus, Shqiptarja.com, Panorama, Gazeta Express.

Për më shumë informacione klikoni këtu