Përkushtimi i Dr. Skerdilajd Farias
Edhe pse jeton mes Tiranës dhe Romës, Dr.Skerdi Faria gjithmonë gjen kohë për të kontribuar në ndihmë të komunitetit. Përkushtimi i tij ndaj punës dhe pasioni për të ndihmuar të tjerët janë një shembull frymëzues për të gjithë. Për Dr. Skerdin, të qenit një mjek i zoti nuk është e mjaftueshme. Ai beson fuqimisht në rëndësinë e kontributit aktiv për të përmirësuar jetët e njerëzve dhe për të ndihmuar komunitetin. Angazhimi i tij i vazhdueshëm tregon se si individët dhe institucionet mund të bëjnë një ndryshim të madh në shoqëri.
Nën drejtimin e Dr. Skerdilajd Farias, KEIT vazhdon të jetë një shembull i shkëlqyer i asaj se si një institucion mjekësor mund të ndikojë pozitivisht në komunitet. Përmes përkushtimit, bashkëpunimit dhe veprimeve konkrete për të mirën e përbashkët.
Dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë
Një nga kontributet më të rëndësishme të KEIT është dhurimi i gjakut për fëmijët me talasemi, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Kjo nismë e nisur në vitin 2016 ka rezultuar të jetë një sukses i madh. Dhurimi përfshin jo vetëm stafin e KEIT, por edhe njerëz të thjeshtë dhe figura të njohura të showbizit. Me më shumë se 4000 njësi gjaku të dhuruara deri më tani, kjo iniciativë ka ndihmuar shumë fëmijë të marrin trajtimin e nevojshëm. Ky akt humanitar është një dëshmi e përkushtimit të KEIT për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë dhe për të shpëtuar jetët e të rinjve. Iniciativa ka treguar fuqinë e bashkimit dhe solidaritetit, duke bërë së bashku një komunitet të tërë për një kauzë të rëndësishme.
KEIT: sfida kundër kancerit
KEIT gjithashtu ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për gratë e prekura nga kanceri, duke dhuruar paruke për ato që kanë humbur flokët gjatë trajtimit. Në dukje një akt i thjeshtë, por me një ndikim të madh. Me flokët e dhururara janë përgatitur paruke falas, të cilat më pas u janë dhuruar grave të prekura nga kanceri. Ky bashkëpunim i komunitetit ka treguar se sa e rëndësishme është ndihma dhe mbështetja e ndërsjellë në momente sfiduese.
Dhurimi i parukeve nuk është nisma e vetme që KEIT ndërmerr për të mbështetur gratë e prekura nga kanceri. Në kuadër të Tetorit Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, KEIT ofron ekografi falas për gratë. Kjo iniciativë ndihmon në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
Kontributi i KEIT për arsimin dhe komunitetin
Pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Shqipërinë, KEIT ishte ndër të parët që ofroi ndihmë për të prekurit. Përveç kësaj, KEIT vazhdon të ndihmojë familjet në nevojë gjatë gjithë vitit, duke dhuruar ushqime, veshje dhe ndihma të tjera esenciale. Një tjetër kontribut është ai i bursave të studimit. Këto bursa kanë mundësuar që studentët e talentuar të arrijnë potencialin e tyre të plotë, pavarësisht sfidave ekonomike. Duke investuar në arsimimin e të rinjve, KEIT kontribuon në zhvillimin e një brezi të ri profesionistësh dhe liderësh që do të kenë një ndikim pozitiv në shoqëri.
Mbjellja e pemëve për një mjedis më të gjelbër
Deri më sot, KEIT ka mbjellur rreth 200 pemë në qytetin e Tiranës, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe krijimin e hapësirave më të gjelbra për komunitetin. Një nga iniciativat më të fundit ishte ajo e 28 korrikut. Dr. Skerdi Faria së bashku me djalin e tij dhe 25 të rinj italianë mbolli 18 pemë. Simbolikë kjo e ditëlindjes së 18-të Gjergjit. KEIT është gjithashtu pjesë e nismës për të mbjellë 1 milion pemë në Tiranë dhe shpesh herë i gjithë stafi angazhohet në pastrimin e qytetit. Këto përpjekje tregojnë dedikimin e KEIT për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër.
KEIT: për komunitetin
KEIT Day Hospital është një institucion që ka treguar gjithmonë përkushtimin e tij ndaj komunitetit. Duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, KEIT ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me shoqërin. Nëpërmjet këtyre nismave KEIT ka treguar se nuk është vetëm një spital i kirurgjisë estetike. Aktivitetet e tyre janë një shembull i shkëlqyer i asaj se si një institucion mjekësor mund të bëjë një ndryshim të madh në jetët e njerëzve. KEIT numëron kontribute të mëdha duke nisur nga:
- Dhurimi i gjakut për fëmijët me talasemi.
- Dhurimi i parukeve për pacientët me kancer.
- Bursa studimi për 40 studentë të qendrës TUMO.
- Mbjellja e pemëve dhe pastrimi i mjedisit.
- Kryerja e operacioneve falas për ata që kanë nevojë.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
