Në botën e kirurgjisë estetike, KEIT Day Hospital e ka shndërruar Shqipërinë në një destinacion të preferuar për pacientët ndërkombëtarë, veçanërisht italianët. Ky fakt nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat e huaja, përfshirë Rai Uno. Në emisionin e njohur “Porta a Porta” të moderuar nga Bruno Vespa, gjigandi televiziv italian i ka dedikuar një material të posaçëm punës së jashtëzakonshme të KEIT në Tiranë.
KEIT Day Hospital: pse është një destinacion kaq i preferuar?
KEIT është spitali i parë ditor në Shqipëri i licencuar për kirurgji estetike. Përkushtimi ndaj cilësisë, inovacionit dhe shërbimit të personalizuar i ka dhënë emër të shkëlqyer jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve. Për pacientët italianë, të cilët kërkojnë një alternativë më të përballueshme dhe të sigurt krahasuar me klinikat e shtrenjta në Itali, KEIT ofron një kombinim unik të përfitimeve.
Cilësia në shërbim
KEIT Day Hospital nuk është thjesht një klinikë; është një qendër moderne me standarde të larta evropiane. Me një ekip të përkushtuar prej kirurgësh dhe specialistësh, shumica e të cilëve italianë, ajo garanton rezultate të shkëlqyera dhe siguri maksimale për pacientët. Përveç rinoplastikës, zmadhimit të gjoksit dhe mbjelljes së flokëve, KEIT ofron edhe trajtime estetike të avancuara, pa ndërhyrje kirurgjikale. Këtu përfshihen filleri, PRP për flokët dhe trajtime të lëkurës me pajisje të teknologjisë së fundit dhe moderne
Çmimet konkurruese
Një nga arsyet kryesore që italianët dhe pacientët e tjerë ndërkombëtarë zgjedhin KEIT është raporti cilësi-çmim. Në materialin e emisionit “Porta a Porta”, pacientët italianë theksuan se kostot për ndërhyrje si rinoplastika janë deri në 50% më të ulëta krahasuar me klinikat në Itali. Kjo diferencë çmimesh, së bashku me standardet e larta të ofruara, është një faktor kyç në tërheqjen e pacientëve.
KEIT ka revolucionarizuar përvojën e pacientëve ndërkombëtarë me ofertën “All Inclusive”, që përfshin:
- Udhëtimin ajror drejt dhe nga Tirana.
- Akomodimin në KEIT Hotel, një ambient i rehatshëm dhe modern.
- Shërbimin e personalizuar gjatë gjithë procesit, nga konsultimi deri te rikuperimi.
Kjo paketë nuk është thjesht një procedurë mjekësore; është një përvojë që kombinon kujdesin estetik me mundësinë për të eksploruar bukuritë e Shqipërisë.
KEIT në fokusin e mediave italiane
Ky nuk është rasti i parë kur lideri i kirurgjisë estetike në Shqipëri bie në qendër të vëmendjes së mediave italiane. Në vitin 2017, emisioni “Nemo Nessuno Escluso” në Rai 2 e cilësoi KEIT si klinikën e perfeksionit. Emisionet e tjera të njohura si “La Vita in Diretta” dhe “Dritto e Rovescio” e kanë përshkruar si një qendër që ofron standardet më të larta me çmime të përballueshme. Media prestigjioze si Corriere della Sera, Il Tempo, dhe La Gazzetta del Mezzogiorno kanë shkruar për suksesin e KEIT, duke e cilësuar si një model për t’u ndjekur në Europë.
KEIT dhe kontributi për Shqipërinë dhe komunitetin
Përveç suksesit ndërkombëtar dhe transformimit të Shqipërisë në një destinacion të njohur për turizmin mjekësor, KEIT Day Hospital ka një ndikim të thellë në zhvillimin e vendit dhe mbështetjen e komunitetit lokal. Ky ndikim përfshin jo vetëm aspektet ekonomike, por edhe përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së njerëzve në nivel lokal.
Zhvillimi ekonomik dhe promovimi i Shqipërisë
- Punësimi i specialistëve vendas dhe ndërkombëtarë. Ne kemi krijuar një platformë të qëndrueshme punësimi për profesionistë të kualifikuar, duke përfshirë kirurgë, infermierë, dhe staf mbështetës. Kjo ndihmon në frenimin e emigrimit të talenteve të reja nga Shqipëria.
- Tërheqja e pacientëve ndërkombëtarë. Duke mirëpritur mbi 4000 pacientë në vit, ne ndihmojmë në rritjen e ekonomisë lokale përmes turizmit mjekësor, duke përfshirë shpenzimet në akomodim, transport dhe argëtim.
- Promovimi i imazhit të Shqipërisë. Përmes standardeve të larta dhe shërbimit të nivelit evropian, ajo ndihmon në përmirësimin e reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë si një vend modern, me mundësi të avancuara në sektorin e shëndetësisë.
Kontributi për komunitetin
KEIT nuk përqendrohet vetëm në suksesin komercial, por gjithashtu angazhohet për të ndihmuar komunitetin përmes një sërë nismash të përgjegjshme shoqërore:
- Mbështetje humanitare. KEIT ka ofruar ndihmë për individë dhe familje që nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar kostot e jetesës. Ndër veprimet e tyre humanitare, përfshihet edhe ofrimi i ekografive falas në kuadër të Tetorit Rozë.
- Trajnime dhe edukim për profesionistët vendas. Duke organizuar kurse dhe seminare trajnimi për staf mjekësor, KEIT kontribuon në ngritjen e standardeve të industrisë mjekësore në Shqipëri.
- Mbështetje për fushata sensibilizimi shëndetësor. KEIT është përfshirë në fushata për ndërgjegjësimin e publikut për kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e trajtimeve të sigurta dhe cilësore në kirurgjinë estetike.
- Përkrahje për grupet vulnerabël. KEIT ka ndërmarrë projekte që mbështesin gratë dhe fëmijët në situata të vështira. Këtu përfshihen fushtat për dhurimin e gjakut apo edhe për dhurimin e flokëve
- Sponsorizime dhe donacione. KEIT ka mbështetur aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo përmes sponsorizimeve të eventeve kulturore, sportive dhe sociale, duke promovuar përfshirjen dhe mirëqenien e komunitetit.
Përmirësimi i standardit të jetës
KEIT luan një rol të rëndësishëm në rritjen e vetëbesimit dhe mirëqenies së pacientëve të saj. Ne ndikojmë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre. Përmes shërbimeve të personalizuara dhe rezultateve të garantuara, ne ndihmojmë pacientët të rifitojnë besimin te vetja dhe të përmirësojnë imazhin personal, duke krijuar kështu një efekt pozitiv që ndikon në aspektet personale dhe profesionale të jetës së tyre.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
