Trapianti i flokëve
Trapianti i flokëve

Flokët janë gjithmonë simbol i bukurisë, sensualitetit dhe virilitetit mashkullor. Për fat të keq, një numër i konsiderueshëm i meshkujve humbasin flokët, shpesh duke filluar që në moshë të re, pasi vuajnë nga alopecia androgjenetike. Flokë të dendur e të bukur në çdo moshë, tashmë është e mundur falë teknologjisë moderne të trapiantit të flokëve me metodën FUE, e cila aplikohet me standarde shumë të larta nga staffi i klinikës KEIT. Trapianti i flokëve është një teknikë kirurgjikale ambulatoriale, përmes së cilës rrënjët e flokëve merren një e nga një në pjesën e pasme të kokës, që quhet zona dhuruese dhe vendosen në zonat ku ka mungesë të flokëve (zona marrëse). Teknika e përdorur është FUE (Follicular Unit Extraction), e cila nuk shoqërohet me shenja apo dëmtime të tjera qoftë të zonës dhuruese e qoftë të zonës marrëse.

Çfarë duhet të dimë rreth ndërhyrjes?

  • Kryhet me anestezi lokale.
  • Analizat e kërkuara: EKG, gjak komplet dhe teste koagulimi.
  • Zgjat 5 – 8 orë, në varësi të madhësisë së zonës.
  • Largimi nga klinika menjëherë pas procedurës.

Shënim: Në rastet kur zona marrëse është relativisht e madhe, trapianti mund të kryhet i ndarë në seanca.

Këshillat pas procedurës:

  • Natën e trapiantit duhet të flihet me kujdes, për të mos prekur kokën në zonën ku janë vendosur rrënjët e flokëve.
  • Të lahen flokët pas 2 ditësh, me ujë në temperaturë ambienti e me shampoo neutrale, më pas lahen çdo ditë.
  • Të vendoset një fashë elastike ditën tjetër pas ndërhyrjes, për 48 orë, për të reduktuar ënjtjen.
  • Për të zbutur koret e formuara, pas 10 ditësh mund të aplikohet vaj për lëkurën në darkë, në mëngjes lahen flokët.
  • Pas 10 – 15 ditësh flokët mund të bien, por rrënjët mbeten të paprekura.
  • Rritja e flokëve vazhdon me ecuri normale, që do të thotë se rezultati kërkon 3 – 4 muaj të vihet re.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.