Rreziqet e ndërhyrjeve estetike tek minorenët

Influencimi nga rrjetet sociale

Në kohët e fundit, ndikimi i influencerëve dhe blogerëve në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm. Kjo rritje ndikon në mënyrën se si të rinjtë e perceptojnë bukurinë dhe vetëvlerësimin e tyre. Minorenët, dhe vajzat e reja, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj këtyre ndikimeve.  Shpesh shohin figura publike me pamje perfekte dhe stil jetese luksoz, që promovojnë standarde të paarritshme të bukurisë. Si rezultat i kësaj, shumë prej tyre dëshirojnë të kryejnë ndërhyrje estetike për të arritur këto standarde. Përfshirë në këto proçedura edhe zmadhimin e gjoksit, liposuksionin dhe trajtimet me fillerë apo botox.

 Influencers

Ky trend shqetësues ngre shumë pyetje mbi sigurinë dhe ndikimin psikologjik të këtyre procedurave tek të rinjtë. Ndërhyrjet estetike të kryera në moshë të re mund të kenë pasoja të rënda fizike dhe emocionale. Trupi i tyre është ende në zhvillim, dhe ndërhyrjet kirurgjikale mund të ndërhyjnë në këtë proces natyror, duke sjellë komplikacione afatgjata. Përveç rreziqeve fizike, ka edhe një ndikim të madh psikologjik. Të rinjtë që ndjekin këto ndërhyrje shpesh përballen me çështje të vetëvlerësimit, depresionin dhe ankthin. Probleme të cilat mund të përkeqësohen nëse rezultatet e operacionit nuk përmbushin pritshmëritë e tyre të larta.

Influencerët dhe blogerët, me postimet e tyre të kuruara dhe promovimet për produkte dhe shërbime estetike, krijojnë një iluzion të perfeksionit që është i paarritshëm për shumicën. Ky iluzion mund të krijojë presion të madh tek minorenët për të ndjekur këto ndërhyrje në mënyrë që të përshtaten me idealet e bukurisë të promovuara në rrjetet sociale. Ndërkohë, prindërit dhe mësuesit shpesh nuk janë në dijeni të presioneve me të cilat përballen të rinjtë. Kështu situata është edhe më të vështirë për ta të ndërmarrin hapa për t’i mbrojtur.

 Adoleshente ne rrjete sociale

Rreziqet e ndërhyrjeve estetike tek minorenët

Ndërhyrjet estetike tek minorenët sjellin rreziqe serioze. Trupi i tyre është ende në zhvillim dhe këto procedura mund të kenë pasoja të parashikuara dhe të paparashikuara për shëndetin e tyre.

Për zmadhimin e gjoksit, rreziqet përfshijnë:

  • Infeksione. Procesi kirurgjikal mund të çojë në infeksione të rënda që kërkojnë trajtim të mëtejshëm dhe mund të shkaktojnë komplikacione.
  • Komplikacione nga anestezia. Anestezia e përgjithshme mund të ketë efekte anësore serioze, përfshirë reaksione alergjike, probleme me frymëmarrjen dhe, në raste ekstreme, rrezik për jetën.
  • Deformime të gjirit pas operacionit. Gjoksi mund të zhvillohet në mënyrë jo simetrike, duke rezultuar në pamje të parregullt dhe nevojë për operacione të mëtejshme korrigjuese.
  • Dhimbje kronike. Disa pacientë mund të përjetojnë dhimbje të vazhdueshme dhe humbje ndjeshmërie në zonën e gjoksit, që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.

 Dhembje nga zmadhimi i gjoksit

Procedurat me fillerë dhe botox gjithashtu paraqesin rreziqe të konsiderueshme:

  • Reaksione alergjike. Fillerët dhe botox-i mund të shkaktojnë reaksione alergjike të rënda, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje mjekësore të menjëhershme.
  • Infeksione. Injektimet mund të çojnë në infeksione lokale, që mund të përhapen dhe të shkaktojnë probleme më të mëdha shëndetësore.
  • Asimetri të fytyrës. Trajtimet e paqëndrueshme dhe teknikat e papërpikta mund të rezultojnë në asimetri të fytyrës, duke shkaktuar pamje të pabarabartë dhe nevojë për korrigjime të mëtejshme.
  • Dhimbje dhe ënjtje. Pas injektimit, pacientët mund të përjetojnë dhimbje, ënjtje dhe skuqje në zonat e trajtuara.
  • Dobësi muskulore. Dobësi në shprehjen e fytyrës dhe, në raste të rralla, përhapje të toksinës në pjesë të tjera të trupit që mund të shkaktojnë simptoma serioze.

Këto rreziqe janë të mëdha dhe mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe zhvillimin e të rinjve, duke bërë që shumica e profesionistëve të mjekësisë estetike të refuzojnë kryerjen e këtyre procedurave tek minorenët.

 Trajtime estetike tek minorenet

Pse ndërhyrjet estetike nuk kryhen tek minorenët

Kirurgët plastikë refuzojnë të kryejnë ndërhyrje estetike tek minorenët për disa arsye kyçe:

  • Shëndeti fizik. Trupi i minorenëve është ende në zhvillim dhe ndërhyrjet kirurgjikale mund të ndikojnë negativisht në rritjen dhe zhvillimin e tyre natyror.
  • Shëndeti mendor. Ndërhyrjet estetike mund të kenë ndikime të mëdha psikologjike. Minorenët mund të mos jenë në gjendje të përballojnë stresin dhe presionin emocional që vjen me operacionet dhe rezultatet e tyre.
  • Pjekuria emocionale. Të rinjtë shpesh nuk kanë pjekurinë emocionale për të kuptuar plotësisht pasojat afatgjata të këtyre procedurave.
  • Ndryshimet e vetëvlerësimit. Në moshën e adoleshencës, vetëvlerësimi dhe vetëperceptimi janë ende në formim. Ndërhyrjet estetike mund të ndikojnë negativisht në mënyrën se si ata e shohin veten.
  • Rreziqet shëndetësore. Siç u përmend më herët, rreziqet fizike të procedurave kirurgjikale, si infeksionet, komplikacionet nga anestezia, janë të larta për ata që janë ende në zhvillim.

Ndërhyrje të tilla si rinoplastika dhe otoplastika bëjnë përjashtim, të cilat kryhen vetëm në raste të veçanta. Këto procedura zakonisht kanë për qëllim korrigjimin e deformimeve që ndikojnë në funksionimin normal ose shkaktojnë shqetësime të mëdha psikologjike.

 Ankthi dhe depresioni tek te rinjte

Ndërhyrjet e lejuara: rinoplastika dhe otoplastika

Rinoplastika mund të kryhet në moshën 16-17 vjeç. Kjo ndërhyrje kërkon gjithmonë aprovimin e të dy prindërve. Prindërit duhet të jenë të pranishëm gjatë gjithë procedurës.  Kjo ndëhyrje  përmirëson frymëmarrjen dhe pamjen estetike, rezultatet e saj  janë të qëndrueshme dhe natyrale.

Po ashtu, otoplastika është një tjetër ndërhyrje që lejohet. Kjo procedurë korrigjon deformimet e veshëve. Otoplastika mund të kryhet tek minorenët dhe më të rinj sesa 16 vjeç. Ajo ndihmon në korrigjimin e veshëve të spikatur ose të deformuar. Kjo ndërhyrje përmirëson vetëbesimin e pacientëve të rinj dhe dikon pozitivisht në cilësinë e jetës së tyre. Procedura është e sigurt dhe efektive.

 Otoplastika tek minorenet  Rinoplastika nderhyrje tek minorenet

Procedurat ligjore dhe prindërore tek ndërhyrjet estetike

Para operacionit, është e domosdoshme që të ketë një dokument të vlefshëm nga noteri, i cili vërteton autorizimin e prindit tjetër, nëse njëri nga prindërit mungon. Ky proces siguron që të gjitha vendimet merren në mënyrë të informuar dhe me miratimin e plotë të të dy prindërve. Kështu sigurohet 100% siguria e minorenit. Është e rëndësishme që prindërit të jenë të përfshirë në çdo hap të procesit për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijës së tyre.

Siguria dhe etika: politika e KEIT për minorenët

Që nga viti 2011, KEIT  Day Hospital ka operuar me një angazhim të fortë ndaj sigurisë dhe mirëqenies së pacientëve të saj. KEIT kurrë nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale për zmadhimin e gjoksit apo trajtime me fillerë tek vajzat minorene. Përfshirë këtu edhe nëse ato kanë qenë të shoqëruara nga prindërit. Ky qëndrim reflekton përkushtimin e klinikës për të ndjekur standardet më të larta të etikës mjekësore dhe për të mbrojtur shëndetin e të rinjve.

Ndërhyrjet estetike në një moshë të re nuk janë të rekomanduara dhe për këtë arsye, shumica e tyre nuk kryhen tek minorenët. Në mënyrë që të mbrohet shëndeti dhe mirëqenia e tyre, është e rëndësishme që të ndërgjegjësohemi për rreziqet dhe të marrim vendime të informuara. Roli i prindërve dhe i profesionistëve të shëndetit është kyç në këtë proces. Vetëm ndërhyrjet e lejuara, si rinoplastika dhe otoplastika, kryhen nën kushte të rrepta për të siguruar sigurinë e të rinjve.

×