Zhvillon dhe mirëmban website-t e KEIT Day Hospital, duke implementuar përmirësime teknike dhe duke siguruar performancë, funksionalitet dhe eksperiencë optimale për përdoruesit.
KEIT Day Hospital është një kompani ndërkombëtare e specializuar në kirurgjinë estetike, mjekësinë estetike, shërbimet dentare dhe transplantin e flokëve. Misioni ynë është të krijojmë një përvojë premium për pacientët tanë, që nga kontakti i parë deri te rezultati përfundimtar.
Web Developer do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe evolucionin teknik të faqeve web të KEIT Day Hospital. Ky rol përfshin implementimin e zgjidhjeve të reja, përmirësimin e strukturës dhe funksionaliteteve ekzistuese, si dhe garantimin e një eksperience të optimizuar për përdoruesit. Pozicioni kërkon bashkëpunim të ngushtë me ekipet kreative dhe të marketingut për të kthyer kërkesat e biznesit në zgjidhje teknike efektive.
Plotëso formularin më poshtë dhe bashkëngjit CV-në tënde. Ekipi ynë i burimeve njerëzore do të të kontaktojë brenda 5 ditëve pune.