Rinofilleri është një procedurë estetike jo-kirurgjike. Ai përdoret për të korrigjuar defekte të vogla të hundës pa pasur nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale invazive. Rinofilleri përdor fillerë dermikë, zakonisht bazuar në acidin hialuronik, për të modifikuar përkohësisht formën e hundës. Kjo metodë preferohet nga shumë pacientë sepse shmang kirurgjinë, është më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme në krahasim me rinoplastikën tradicionale. Gjithsesi ajo mbart edhe rreziqe të shumta, që shpesh mund të tejkalojnë përfitimet.
Procedura e rinofillerit përfshin injektimin e fillerit në pika specifike të hundës për të:
Kjo procedurë kërkon saktësi të madhe për të arritur rezultatet e dëshiruara pa shkaktuar komplikime.
Pavarësisht popullaritetit të tij në rritje, shumë njerëz kanë raportuar përvoja negative pasi kanë kryer rinofiller. Disa nga komplikacionet më të zakonshme përfshijnë:
Në dallim nga rinoplastika kirurgjikale, rezultatet e rinofillerit janë të përkohshme. Efektet zgjasin mesatarisht 6 deri në 12 muaj, në varësi të llojit të fillerit të përdorur dhe metabolizmit të pacientit. Për të mbajtur rezultatin e dëshiruar, nevojiten injeksione periodike, të cilat rrisin kostot dhe rreziqet me kalimin e kohës.
Përveç komplikacioneve më serioze, rinofilleri është një procedurë që sjell një sërë efektesh anësore që përfshijnë:
Një faktor shqetësues është mungesa e rregulloreve të rrepta lidhur me atë se kush mund të kryejë rinofillerin. Fakti që fillerët janë të aksesueshëm nga kushdo, ka çuar në rritjen e numrit të operatorëve pa formim të duhur mjekësor. Disa prej tyre përdorin materiale me cilësi të ulët ose fillerë jo të çertifikuar, duke rritur kështu rrezikun e komplikacioneve. Për të mbrojtur veten, si p.sh nga rinofilleri, është thelbësore të verifikoni të dhënat e mjekut, duke u siguruar që ai të jetë i kualifikuar dhe me përvojë specifike për rinofillerin. Gjithashtu, është e rëndësishme të pyesni për produktet e përdorura gjatë procedurës, duke preferuar fillerë të miratuar nga autoritete të njohura, si FDA ose EMA
Për ata që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e hundës, ekzistojnë alternative shumë më të sigurta dhe afatgjata se rinofilleri. Rinoplastika kirurgjikale është një nga këto opsione, pasi korrigjon në mënyrë të përhershme defektet e hundës, duke ofruar rezultate të qëndrueshme. Kjo procedurë i lejon kirurgut të rimodelojë strukturën e kockës dhe të kërcit për të arritur një rezultat të personalizuar. Për më tepër, rinoplastika përfshin një vlerësim të plotë preoperativ me ekzaminime dhe simulime për të parashikuar rezultatin përfundimtar. Një tjetër alternativë janë terapitë jo-invazive. Për shembull, make-up korrektues mund të përdoret për të modifikuar vizualisht formën e hundës pa ndonjë ndërhyrje mjekësore.
Para se të kryeni një procedurë estetike, është thelbësore të bëni një hulumtim të plotë. Kjo përfshin leximin e studimeve klinike, artikujve shkencorë dhe dëshmive të pacientëve. Nevojitet gjithashtu konsultimi me disa profesionistë për të marrë mendime të ndryshme mjekësore dhe për të krijuar një vizion të plotë. Gjithashtu, duhet të shqyrtohen me kujdes rreziqet dhe përfitimet, duke bërë një analizë të kostove dhe përfitimeve për të vlerësuar nëse përmirësimet estetike justifikojnë rreziqet që mund të kenë.
Kërkimi i përsosmërisë estetike nuk duhet të rrezikojë asnjëherë shëndetin tuaj. Procedura të tilla si rinofilleri mund të duken tërheqëse për shpejtësinë dhe thjeshtësinë e aplikimit, por rreziqet mund të kenë pasoja serioze dhe afatgjata. Duhet të keni parasysh shumë faktorë përpara se të zgjidhni se ku do të kryeni ndërhyrjen tuaj. Mos u joshni nga disa oferta, në dukje interesante, për shkak të çmimeve të ulëta, pasi ato mund të fshehin rreziqe të mëdha. Zgjidhni klinika të njohura që zbatojnë standarde të larta të higjienës dhe sigurisë. Rinofilleri paraqet një zgjidhje të përkohshme me rreziqe që shpesh i tejkalojnë përfitimet.