Si të shpëtojmë nga dhjami i barkut?

Si të shpëtojmë nga dhjami i barkut?

Përmbajtja

Dhjami i barkut është një nga problemet më të zakonshme që shumë njerëz përballen, dhe shpesh është më i vështirë për t’u eliminuar se dhjami në zona të tjera të trupit. Akumulimi i dhjamit në bark mund të ndikojë jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në shëndetin e përgjithshëm. Ai shpesh rrit rrezikun e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Për gratë që kanë kaluar shtatzëninë, ky problem mund të jetë edhe më i theksuar.

Dhjami i barkut: shkaqet e akumulimit

Dhjami i barkut mund të akumulohet për një sërë arsyesh, duke përfshirë:

  • Pesha e shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas akumulon yndyrë shtesë si një rezervë energjie për të mbështetur zhvillimin e foshnjës. Pas lindjes, dhjami i barkut mund të mbetet një sfidë për shumë gra.
  • Stili i jetesës joaktiv. Mungesa e aktivitetit fizik është një faktor kryesor që kontribuon në akumulimin e dhjamit në bark.
  • Dieta e pashëndetshme. Ushqimet e pasura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe ushqime të përpunuara mund të çojnë në rritjen e yndyrës abdominale.
  • Stresi dhe gjumi i pamjaftueshëm. Stresi i lartë dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e kortizolit (hormon që favorizon akumulimin e dhjamit).
  • Faktorët gjenetikë. Gjenetika mund të luajë një rol në mënyrën se si trupi i individit depoziton yndyrën, përfshirë edhe në zonën e barkut.

 

Pse ndonjëherë dieta dhe palestrat nuk funksionojnë për dhjamin e barkut

Edhe pse dieta dhe ushtrimet janë metoda kryesore për të humbur peshë, ato shpesh nuk mjaftojnë për të eleminuar dhjamin e barkut. Kjo mund të ndodhë për disa arsye:

  • Shtrirja e muskujve pas shtatzënisë. Për gratë që kanë kaluar shtatzëninë, muskujt e barkut mund të jenë të shtrirë dhe të dobësuar, duke bërë të vështirë eliminimin e dhjamit edhe me ushtrime të rregullta.
  • Ndryshimet hormonale. Ndryshimet hormonale, sidomos pas shtatzënisë ose gjatë menopauzës, mund të ndikojnë në mënyrën si trupi ruan yndyrën.
  • Përqendrimi i ushtrimeve. Shumë njerëz përqendrohen në ushtrime kardio dhe neglizhojnë ushtrimet për forcimin e muskujve të barkut, të cilat janë thelbësore për tonifikimin e kësaj zone.

Abdominoplastika: një zgjidhje për dhjamin e barkut 

Abdominoplastika, ose rimodelimi i barkut, është një nga zgjidhjet më efektive për gratë që luftojnë me dhjamin e barkut. Ky procedurë kirurgjikale heq dhjamin dhe lëkurën e tepërt. Abdominoplastika është veçanërisht e dobishme për gratë që nuk kanë arritur rezultate me dieta dhe ushtrime dhe duan të rifitojnë formën e mëparshme të trupit të tyre.

 

Përfitimet e abdominoplastikës 

Abdominoplastika, ose kirurgjia e barkut, ofron disa përfitime të rëndësishme për individët që luftojnë me dhjamin e barkut, veçanërisht pas shtatzënisë. Disa nga përfitimet kryesore përfshijnë:

  • Heqja e dhjamit të tepërt. Abdominoplastika eliminon yndyrën e akumuluar në zonën e barkut, duke ofruar një bark më të sheshtë dhe të tonifikuar.
  • Rikthimi i muskujve të barkut. Procedura riparon dhe forcon muskujt e shtrirë të barkut, të cilët shpesh janë të dobësuar pas shtatzënisë.
  • Heqja e lëkurës së tepërt. Abdominoplastika largon lëkurën e tepërt dhe të varur, duke përmirësuar pamjen e barkut.
  • Përmirësimi i posturës. Me rikthimin e forcës së muskujve të barkut, përmirësohet edhe postura trupore, duke zvogëluar presionin mbi shpinën e poshtme.
  • Rritja e vetëbesimit. Një bark i sheshtë dhe i tonifikuar mund të rrisë vetëbesimin dhe të përmirësojë mënyrën se si ndiheni për trupin tuaj.
  • Përmirësimi i shëndetit të përgjithshëm. Përveç përfitimeve estetike, një bark më i fortë dhe më i shëndetshëm mund të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe lëvizshmërisë trupore.

 

Remodelimi i barkut: alternativa të tjera

Përveç abdominoplastikës, ekzistojnë edhe procedura të tjera për remodelimin e barkut, si liposuksioni ose trajtimet jo-invazive si kriolipoliza (ngrirja e yndyrës) dhe radiofrekuenca. Këto procedura fokusohen në zvogëlimin e dhjamit të barkut pa nevojën për kirurgji të plotë dhe ofrojnë rezultate të kënaqshme me kohë rikuperimi minimale.

Dhjami i barkut mund të jetë një sfidë e vështirë, sidomos pas shtatzënisë. Ndërsa dieta dhe ushtrimet janë të rëndësishme, ato mund të mos jenë gjithmonë të mjaftueshme për të eliminuar këtë problem. Procedurat kirurgjikale dhe jo-invazive ofrojnë zgjidhje efektive për të hequr dhjamin e barkut dhe për të ndihmuar individët të rikthejnë besimin dhe formën e dëshiruar të trupit të tyre. Për një zgjidhje të personalizuar, është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist të kirurgjisë estetike.

Dr. Skerdi Faria
Autori i artikullit

Dr. Skerdi Faria

Misioni:

“T’u ofrojmë pacientëve një qasje të bazuar në ekselencë, siguri dhe risi në fushën e kirurgjisë estetike, me protokolle të nivelit të lartë dhe rezultate natyrale e harmonike.”

Formimi dhe Specializimet:

• Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji (1995)
• Specializim në Shëndet Publik (2002, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)
• Specializim në Anestezi dhe Reanimacion (2009, me lavdërime, Universiteti Tor Vergata, Romë)
• Doktoraturë në Infeksione Spitalore (2005, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)

Karriera dhe Vlerësime:

• Themelues dhe Drejtor i KEIT Day Hospital (që nga viti 2011)
• Autor i shumë studimeve shkencore të botuara në PubMed dhe Google Scholar
• Ekspert në kirurgji estetike, infeksione spitalore dhe protokolle të avancuara të anestezisë
• Medalje e artë (1989, Ministria e Arsimit Publik – Shqipëri), Energie për Romën (2025, Qendra Evropiane e Studimeve Kulturore – Romë) dhe të tjera.

Media dhe Vlerësime Publike:

Dr. Skerdi Faria është njohur si një ndër mjekët më me ndikim në fushën e kirurgjisë estetike dhe është intervistuar e cituar nga mediat kryesore në Shqipëri dhe Itali, përfshirë:
• Itali: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Mediaset, La7, Corriere della Sera, Il Sole 24 Ore, Il Messaggero, La Gazzetta del Mezzogiorno, Il Tempo, Adnkronos.
• Shqipëri: Top Channel, Klan TV, Vizion Plus, Shqiptarja.com, Panorama, Gazeta Express.

Për më shumë informacione klikoni këtu