Blefaroplastika
Blefaroplastika
Çfarë është blefaroplastika?

Blefaroplastika është një ndërhyrje estetike që ka si qëllim të eliminojë lëkurën e tepërt nga qepallat e sipërme, apo qeskat dhe dhjamin e tepërt nga qepallat e poshtme, pa lënë shenja të dukshme. Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet ndërhyrja, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes, ato do të zgjasin të paktën 10 – 15 vjet. Sipas çdo rasti individual mund të kryhet blefaroplastikë superiore, inferiore ose totale (superiore dhe inferiore).


Kur mund të realizohet kjo ndërhyrje?

Blefaroplastika kryhet kur:
– Qepallat e sipërme janë të varura.
–  Ka lëkurë të tepërt në qepallat e sipërme që mund të ndikojë në shikimin periferik.
– Ka lëkurë të tepërt në qepallat e poshtme.
– Ka qeska poshtë syve.


Cilët janë faktorët që ndikojnë në krijimin e lëkurës së tepërt?

Me kalimin e moshës, qepallat e syve varen dhe muskujt që i mbështesin ato, dobësohen. Si rezultat, dhjami i tepërt mund të grumbullohet në qepallat e sipërme, të poshtme apo në të dyja duke krijuar lëkurë të varur dhe qeska poshtë syve.


Në cilën moshë kryhet ndërhyrja?

Blefaroplastika është e mundur të kryhet pasi të ketë përfunduar maturimi normal fizik dhe të ketë filluar humbja e elasticitetit të lëkurës dhe rënia e saj, për këtë arsye, në përgjithësi, nuk ka kundër-indikim duke nisur që nga mosha 35 vjeç.


Cilat janë ekzaminimet pre-operatore që duhet të kryej?

Përpara ndërhyrjes kryhen egzaminimet pre-operatore (hemokromi dhe grupi i gjakut, testet e koagulimit të gjakut, testet biokimike, virale, testi i shtatzënisë, analizat e urinës, vizita me kardiologun dhe EKG-ja e zemrës, vizita me anestezistin, etj.)


Çfarë anestezie përdoret për këtë ndërhyrje?

Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale dhe gjumë të lehtë, ose anestezi totale, sipas dëshirës së pacientit.


Cila është kohëzgjatja e ndërhyrjes?

Kohëzgjatja e ndërhyrjes varion nga 45 – 60 minuta.


Sa kohë do qëndroj në spital?

Kjo ndërhyrje ka një periudhë të shpejtë rikuperimi dhe pacienti mund të qëndrojë disa orë ose një natë në klinikë, nën kujdesin e staffit mjekësor.


Për sa kohë është e nevojshme të mbahen fashot mjekësore?

Është e nevojshme të mbahen ngjitësa të hollë deri në shërimin përfundimtar të plagëve dhe heqjes së penjve, zakonisht rreth 7 — 14 ditë pas ndërhyrjes.


Pas sa ditësh mund të hiqen penjtë?

Heqja e penjve bëhet për rreth 7 – 14 ditë pas ndërhyrjes.


Sa është koha e rikuperimit?

Rikuperimi është shumë i shpejtë, të nxirat dhe të ënjturat largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.


Mbeten shenja?

Mund të mbeten shenja të vogla, të zbehta e pothuajse të padukshme, pasi do të jenë të fshehura nga palat e lëkurës.


Çfarë këshillash duhen ndjekur pas ndërhyrjes?
  • Përdorim i antibiotikëve zakonisht deri 5 ditë pas ndërhyrjes.
  • Aplikimi i akullit mbi sy për 10 minuta çdo një orë natën e kirurgjisë.
  • Përdorimi i syzeve të diellit të errëta për të mbrojtur sytë nga rrezet e diellit dhe era.
  • Aplikimi i lotit artificial disa herë gjatë ditës.
  • Për 10 — 14 ditë pas ndërhyrjes mund të ketë ënjtje dhe të nxira që kalojnë gradualisht dhe ndihmohen nëse aplikohen kompresa kamomili.
  • Të shmanget fërkimi i syve 2 — 3 javë pas ndërhyrjes.
  • Fjetja me kokën lehtësisht të ngritur mbi nivelin e gjoksit.
  • Mjekime çdo 3 — 4 ditë deri në mbylljen e plagëve.
  • Heqja e penjve 7 — 14 ditë pas ndërhyrjes.
  • Rikontrollet me staffin e KEIT sipas protokolleve të klinikës.

Jetoj jashtë vendit, ku mund të qëndroj për të përfunduar të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes?

Për pacientët të cilët vijnë nga jashtë vendit, klinika KEIT ofron akomodim me të gjitha kushtet  në apartamentet pranë klinikës, në mënyrë që të kryhen të gjitha mjekimet e nevojshme pas ndërhyrjes. Bashkë me pacientin mund të qëndrojë edhe një shoqërues. Pacientët të cilët janë nga Kosova dhe Maqedonia, mund të largohen një ditë pas ndërhyrjes dhe mund t’i vazhdojnë mjekimet në klinikën KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


Mund të udhëtoj me avion pas ndërhyrjes?

Mund të udhëtohet me avion 3 – 4 ditë pas ndërhyrjes, por duhen planifikuar mjekimet dhe heqja e penjve me një mjek në qytetin ku banoni. Për pacientët të cilët vijnë nga Italia, këto mjekime dhe të gjitha rikontrollet e nevojshme mund të kryhen edhe në Itali me kirurgët tanë.


E kam bërë blefaroplastikën në një klinikë tjetër, por nuk jam e kënaqur me rezultatin, mund ta bëj për herë të dytë në klinikën tuaj?

Kjo ndërhyrje kirurgjikale veçanërisht delikate, duhet kryer nga duar eksperte, pasi dëmet e shkaktuara nga kirurgë të pa-përgjegjshëm janë të vështira për t’u riparuar. Sidoqoftë, klinika KEIT disponon kirurgë me eskperiencë dhjetra vjeçare dhe kemi korrigjuar me qindra rezultate të dobëta të kryera nga kirurgë të klinikave të tjera. Të jeni të bindur që edhe në rastin tuaj do të realizojmë një rezultat optimal.


Mund ta kryej trajtimin nëse jam shtatzënë?

Trajtimi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, duke qenë se efektet e tij nuk janë të studiuara dhe janë të panjohura për këtë periudhë.


A mund ta kryej trajtimin nëse jam duke ushqyer me gji?

Po, ky trajtim nuk përbën asnjë rrezik për fëmijën.


A është një ndërhyrje që shoqërohet me shumë dhembje?

Zakonisht dhembja është shumë e lehtë dhe mëse e durueshme dhe mund të trajtohet lehtësisht me barna kundër dhembjeve.


Kur do e shikoj rezultatin final?

Kjo ndërhyrje ka një periudhë rikuperimi të shpejtë, me përmirësim gradual të pamjes së qepallave, rezultati konsiderohet përfundimtar 6 — 10 muaj pas operacionit.


Si është rikuperimi pas operacionit?

Rikuperimi është i shpejtë, hematomat dhe ënjtjet rreth syve do të largohen gradualisht brenda 10 – 14 ditësh.


Sa herë duhet të paraqitem në klinikë për rikontrolle?

Normalisht, pas heqjes së penjve kryhen 1 – 2 kontrolle me staffin e KEIT, sipas protokolleve të klinikës dhe mundësisë së pacientit. Pacientët e Kosovës dhe Maqedonisë mund t’i kryejnë rikontrollet pranë klinikës KEIT në Prishtinë. Ndërsa pacientët të cilët vijnë nga Italia mund t’i kryejnë këto rikontrolle edhe në Itali.


A mund ta kryej ndërhyrjen në çdo periudhë të vitit?

Po, ndërhyrja mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, pa efekte anësore.


Sa shpesh realizohet mjekimi i plagëve?

Mjekimet kryhen çdo 3 – 4 ditë, deri në mbylljen e plagëve.


A është i përhershëm rezultati?

Teorikisht, rezultatet e arritura, në varësi të moshës kur kryhet operacioni, janë të përhershme, por për shkaqe fiziologjike të procesit të plakjes ato do të zgjasin të paktën 10 – 15 vjet.


Kur mund të kthehem në punë?

Rikthimi në punë, ndodh zakonisht pas heqjes së penjve, zakonisht 7 ditë pas operacionit, duke treguar kujdes maksimal për mbrojtjen e syve nga traumat.


Kur duhet të rifilloj aktivitetin fizik?

Aktivitetin fizik mund ta rifilloni 1 muaj pas ndërhyrjes, duke treguar kujdes maksimal për mbrojtjen e syve nga traumat.


Çfarë garancie ofron KEIT për rezultatet?

KEIT, ndryshe nga kirurgët apo klinikat e tjera, në të gjitha rastet e komplikacioneve të rralla post-kirurgjikale, mbulon të gjitha shpenzimet për të zgjidhur çdo emergjencë kirurgjikale dhe për të korrigjuar çdo parregullsi tjetër pas operacionit, në mënyrë që të arrihet një rezultat optimal. Ne jemi brand dhe vendosim në shërbim të pacientëve tanë dhjetra kirurgë italianë me eksperiencë shumë vjeçare. Në qoftë se kirurgu i cili ka operuar pacientin nuk është aktualisht i disponueshëm, KEIT vendos në dispozicion kirurgë të tjerë për të ofruar maksimumin e shërbimit dhe rezultateve. Kjo garantohet me Certifikatë Garancie KEIT.


Sa kohë pas lindjes mund ta bëj ndërhyrjen?

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të pacientit, ndërhyrja mund të kryhet rreth 6 muaj pas lindjes së fëmijës, pasi të ketë përfunduar periudha totale e rikuperimit pas lindjes.