Çfarë është lipoliza?
Lipoliza është një trajtim jo-kirurgjikal për heqjen e dhjamit në trup. Kjo metodë synon zonat problematike ku dieta dhe ushtrimet shpesh nuk japin rezultatet e dëshiruara. Ky trajtim mund të kryhet përmes disa metodave, përfshirë lazerin, radiofrekuencën, ultratingujt ose injeksionet me substanca të posaçme. Ndryshe nga metodat tradicionale si liposucioni, lipoliza është jo-invazive, duke e bërë atë një zgjedhje tërheqëse për shumë individë.
Si funksionon lipoliza?
Lipoliza funksionon duke shpërbërë qelizat dhjamore përmes nxehtësisë (radiofrekuenca dhe lazeri), vibracionit ultrasonik ose injeksioneve kimike. Pas trajtimit, qelizat dhjamore shpërbëhen dhe eliminohen nga sistemi limfatik i trupit. Çdo metodë ka mekanizmin e vet të veprimit:
- Lipoliza me lazer: Lazerët me intensitet të lartë nxehin qelizat dhjamore, duke i bërë ato të shpërbëhen.
- Radiofrekuenca: Nxehtësia nga radiofrekuenca depërton në shtresën e lëkurës, duke i prishur qelizat dhjamore dhe duke nxitur gjithashtu prodhimin e kolagjenit, për një efekt më të tendosur në lëkurë.
- Injeksione kimike: Përdorimi i substancave si fosfatidilkolina apo dezoksikoli, të cilat shpërbëjnë dhjamin në zonën ku injektohen, duke e ndihmuar trupin ta largojë atë natyrshëm.
- Ultratingulli: Valët ultrasonike krijojnë vibracione që shpërbëjnë qelizat dhjamore dhe ndihmojnë trupin t’i eliminojë ato përmes procesit natyral të metabolizmit.
Lipoliza: cilat janë alternativat?
Nëse lipoliza nuk është e përshtatshme, mund të konsiderohen edhe metoda të tjera për reduktimin e dhjamit:
- Liposucioni tradicional. Një opsion kirurgjikal për heqjen e dhjamit që jep rezultate të përhershme dhe të thella.
- Kriolipoliza: Një procedurë jo-invazive që përdor ftohjen për të shkrirë qelizat dhjamore.
- Abdominoplastika: Ndryshe nga lipoliza, ajo adreson edhe lëkurën e tepërt dhe strukturën e muskujve, veçanërisht në zonën e barkut.
Si kryhet procedura dhe sa zgjat?
Lipoliza është një procedurë e shpejtë, që zakonisht zgjat rreth 15 – 20 minuta për çdo seancë. Për të minimizuar çdo ndjesi shqetësuese, në zonën që do të trajtohet aplikohet një krem anestezik për rreth 10 minuta përpara procedurës. Pasi aplikohet anestezia lokale, substanca lipolizante injektohet me kujdes në zonën e synuar. Injeksioni vepron drejtpërdrejt në qelizat dhjamore, duke i shpërbërë ato gradualisht, ndërsa rezultatet e para fillojnë të duken pas 2-3 seancave.
Kujt i përshtatet më shumë lipoliza?
Lipoliza është veçanërisht e përshtatshme për:
- Individët me peshë normale ose lehtësisht mbi peshë, që kanë zona të vogla të dhjamit rezistent.
- Ata që kërkojnë përmirësim pa ndërhyrje kirurgjikale dhe që nuk kanë kohë për një periudhë të gjatë rikuperimi.
- Personat me lëkurë të fortë dhe elastike, pasi lipoliza nuk adreson lëkurën e tepërt ose lëkurën e lirshme.
- Njerëzit që janë të gatshëm të angazhohen për stil jetese të shëndetshëm
Përparësitë e lipolizës
Lipoliza ka disa përparësi për ata që duan rezultate të shpejta, pa kaluar nëpër ndërhyrje kirurgjikale. Ja disa përpari kryesore të lipolizës:
- Procedurë jo-invazive dhe e sigurt. Nuk kërkon operacion, prerje, ose anestezi të përgjithshme, duke e bërë një procedurë të sigurt për shumë njerëz.
- Rezultate dhe rikuperim i shpejtë. Shumica e individëve shohin rezultate në disa javë dhe pas çdo seance mund të kthehen në aktivitetet e tyre.
- Efekt mbi lëkurën. Veçanërisht me radiofrekuencën dhe lazerin, lipoliza mund të ndihmojë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke ndihmuar që lëkura të duket më e tendosur.
- Mundësi për trajtim në zona të vështira. E përshtatshme për zona ku dhjami është rezistent ndaj dietës dhe aktivitetit fizik, si barku, kofshët, mjekra dhe krahët.
Disavantazhet e lipolizës
Si çdo trajtim estetik, lipoliza ka kufizimet dhe sfidat e veta. Ndër disavantazhet kryesore të këtij lloj trajtimi mund të përmendim:
- Rezultatet nuk janë të përhershme. Lipoliza nuk eliminon përfundimisht dhjamin. Pa një stil jetese të shëndetshëm, dhjami mund të rikthehet.
- Kërkon disa seanca. Për rezultate optimale, zakonisht nevojiten 3-6 seanca të përsëritura, që nënkupton një përkushtim të kohës dhe financave.
- Jo për të gjithë. Nuk rekomandohet për individët me mbipeshë të lartë. Për këto raste, mund të kërkohet një procedurë më e fuqishme si liposucioni.
- Efekte anësore të lehta. Pas trajtimit, mund të ndodhë skuqje e lëkurës, ënjtje ose ndjesi e lehtë djegieje, por këto efekte janë të përkohshme.
Sa seanca nevojiten për të arritur rezultate të dukshme?
Numri i seancave për lipolizë zakonisht ndryshon në varësi të llojit të lipolizës, zonës që trajtohet dhe reagimit individual të trupit. Në përgjithësi, 3 deri në 6 seanca janë të rekomanduara për rezultate të plota, me intervale prej 1 deri në 3 javë ndërmjet tyre. Pas çdo seance, ndryshimet mund të fillojnë të duken gradualisht ndërsa dhjami eliminohet natyrshëm nga trupi.
info@keit.al
Tiranë: +355 68 20 00 622
