Liposucioni në fytyrë

Liposucioni në fytyrë

Përmbajtja

Liposucioni është një procedurë estetike mjaft e njohur për largimin e yndyrës së tepërt nga trupi, kryesisht në zonat si barku, kofshët dhe krahët. Por ajo që ndoshta më pak njerëz e dinë, është se kjo teknikë aplikohet gjithashtu edhe në fytyrë. Liposucioni në fytyrë tek individët mund të përmirësojë konturet dhe të reduktojë yndyrën në zona të caktuara, duke arritur një pamje më harmonike dhe të hollë.

 

Çfarë është liposucioni në fytyrë?

Liposucioni në fytyrë është një procedurë e specializuar që synon heqjen e dhjamit të tepërt nga zona të caktuara si faqet, mjekra dhe qafa. Ajo njihet edhe si mikro-liposucion, për shkak të teknikës më të detajuar që përdoret. Kjo procedurë ndihmon në heqjen e dhjamit për të krijuar një strukturë më të formuar dhe më të përshtatur të fytyrës. Procedura kryhet nga kirurgë estetikë të cilët përdorin kanula shumë të vogla për të shkrirë dhe për të hequr dhjamin. Kjo metodë është bërë më e njohur në vitet e fundit. Kjo për shkak të rezultateve të natyrshme dhe periudhës relativisht të shkurtër të rikuperimit që kërkon. Ndryshe nga ndërhyrjet e tjera kirurgjikale të fytyrës, liposucioni përqendrohet vetëm në heqjen e dhjamit pa ndërhyrë në inde të tjera.

Si kryhet liposucioni në fytyrë?

Liposucioni në fytyrë kryhet me anestezi lokale ose në disa raste të veçanta, me anestezi të përgjithshme. Procedura fillon me disa prerje të vogla në zonat e targetuara ku futen kanulat e vogla. Kirurgu lëviz kanulat me kujdes për të thithur dhjamin nga zona e synuar, duke u përpjekur të ruajë simetrinë dhe natyralitetin e kontureve të fytyrës. Procedura zakonisht zgjat më pak se dy orë. Pas përfundimit të liposucionit, pacientët zakonisht veshin një fashë mbështetëse. Ajo ndihmon në minimizimin e ënjtjes si dhe përmirëson shërimin e indeve. Rikuperimi zakonisht është relativisht i shpejtë. Shumica e pacientëve janë në gjendje të kthehen në aktivitetet e përditshme brenda një jave. Sidoqoftë, është normale që në ditët e para të ketë ënjtje dhe mavijosje të lehta apo hematoma. Këto të fundit do të zhduken brenda pak javësh.

 

A dhemb liposucioni i fytyrës?

Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhet, është nëse liposucioni në fytyrë është i dhimbshëm. Konsensusi midis pacientëve që i janë nënshtruar kësaj procedurë është se dhimbja është minimale dhe zakonisht e tolerueshme. Shumë pacientë raportojnë ndjesi të lehta jorehatie për 24 deri në 48 orë pas procedurës. Ato mund të menaxhohen lehtësisht me qetësues të lehtë si paracetamoli. Brenda pak ditësh, shumica e individëve ndihen më mirë dhe janë gati për të vazhduar aktivitetet e tyre të përditshme. Kjo është arsyeja pse shumë zgjedhin liposucionin e fytyrës si një metodë praktike dhe efikase për përmirësimin estetik pa vuajtur periudha të gjata rikuperimi.

Anët pozitive të liposucionit në fytyrë

Anët pozitive të liposucionit në fytyrë përfshijnë disa përfitime. Ato kanë të bëjnë me pamjen estetike dhe mirëqenien e përgjithshme të pacientëve. Ja disa prej tyre:

  • Rezultate të dukshme dhe të shpejta: Për shkak të heqjes së dhjamit, rezultatet janë të dukshme pothuajse menjëherë pas procedurës. Fytyra duket më e hollë dhe më e konturuar.
  • Pamje më rinore: Duke larguar dhjamin nga zona të tilla si mjekra dhe qafa, pacientët mund të përfitojnë një pamje më të freskët dhe rinore.
  • Rikuperim i shpejtë: Në krahasim me ndërhyrje të tjera kirurgjikale, liposucioni në fytyrë ofron një periudhë më të shkurtër rikuperimi.
  • Rezultate të qëndrueshme: Dhjami i hequr gjatë liposucionit nuk rikthehet. Kjo, nëse pacienti mban një peshë të qëndrueshme dhe një stil të shëndetshëm jete, gjë që ndihmon në ruajtjen afatgjatë të rezultateve.

 

Anët negative të liposucionit në fytyrë

Anët negative të liposucionit në fytyrë përfshijnë disa rreziqe dhe kufizime. Ato mund të ndikojnë në rezultatin dhe përvojën e pacientit. Ja disa nga aspektet kryesore që duhen konsideruar:

  • Rreziku i komplikacioneve: Si çdo ndërhyrje, liposucioni në fytyrë mbart rreziqe të mundshme si infeksion, gjakderdhje dhe reaksion ndaj anestezisë.
  • Rezultate jo të njëtrajtshme: Nëse procedura nuk kryhet me kujdes, mund të shfaqen anomali në konturet e fytyrës, të cilat kërkojnë korrigjime.
  • Shërimi dhe ënjtja: Ndërsa ënjtja zakonisht zgjat pak javë, disa pacientë mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të parë rezultatet përfundimtare.
  • Kostoja: Liposucioni në fytyrë mund të ketë një kosto të konsiderueshme, sidomos kur kryhet nga kirurgë me përvojë të lartë.

A është liposucioni i fytyrës i përshtatshëm për ju?

Liposucioni në fytyrë është i përshtatshëm për individët që kanë yndyrë të tepërt në zona të veçanta dhe kërkojnë një ndryshim në pamjen e fytyrës. Ky trajtim është veçanërisht i popullarizuar për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën e mjekrës apo të qafës. Megjithatë, për individët me lëkurë të lirshme ose shenja të avancuara të plakjes, liposucioni nuk mund të zgjidhë problemin e tyre. Në raste të tilla, kirurgët mund të rekomandojnë ndërhyrje të tjera. Ato mund të jenë ngritja e fytyrës ose teknika jo-kirurgjikale për përmirësimin e strukturës së lëkurës.

Dr. Skerdi Faria
Autori i artikullit

Dr. Skerdi Faria

Misioni:

“T’u ofrojmë pacientëve një qasje të bazuar në ekselencë, siguri dhe risi në fushën e kirurgjisë estetike, me protokolle të nivelit të lartë dhe rezultate natyrale e harmonike.”

Formimi dhe Specializimet:

• Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji (1995)
• Specializim në Shëndet Publik (2002, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)
• Specializim në Anestezi dhe Reanimacion (2009, me lavdërime, Universiteti Tor Vergata, Romë)
• Doktoraturë në Infeksione Spitalore (2005, me lavdërime, Universiteti La Sapienza, Romë)

Karriera dhe Vlerësime:

• Themelues dhe Drejtor i KEIT Day Hospital (që nga viti 2011)
• Autor i shumë studimeve shkencore të botuara në PubMed dhe Google Scholar
• Ekspert në kirurgji estetike, infeksione spitalore dhe protokolle të avancuara të anestezisë
• Medalje e artë (1989, Ministria e Arsimit Publik – Shqipëri), Energie për Romën (2025, Qendra Evropiane e Studimeve Kulturore – Romë) dhe të tjera.

Media dhe Vlerësime Publike:

Dr. Skerdi Faria është njohur si një ndër mjekët më me ndikim në fushën e kirurgjisë estetike dhe është intervistuar e cituar nga mediat kryesore në Shqipëri dhe Itali, përfshirë:
• Itali: Rai 1, Rai 2, Rai 3, Mediaset, La7, Corriere della Sera, Il Sole 24 Ore, Il Messaggero, La Gazzetta del Mezzogiorno, Il Tempo, Adnkronos.
• Shqipëri: Top Channel, Klan TV, Vizion Plus, Shqiptarja.com, Panorama, Gazeta Express.

Për më shumë informacione klikoni këtu